• |
ide | kryesore

Video/ Lampard debuton me humbje, Chelsea në rënie të lirë në Premier: Tottenham fiton, sherr mes Stellini e De Zerbi

-Instant, Sport, Video
Stellini



Fitorja e parë në pankinën e Tottenham për teknikun Stellini, i cili mundi 2-1 Brighton të De Zerbi. Dy italianët i dhanë jetë një sherri agresiv para dhe gjatë ndeshjes në Premier League. Goli i Kane ishte vendimtar për triumfin e Spurs. Në zonën Champions, fitore e rëndësishme e Newcastle ndaj Brentford (2-1). Ndërsa Chelsea rrëzohet përsëri, i mundur 1-0 nga Wolves, në ditën e rikthimit të Lampard në pankinë. West Ham fitoi 1-0 në Fulham dhe, me të njëjtin rezultat, edhe Bournemouth ia del në Leicester. Ndërsa Aston Villa u imponua 2-0 ndaj Nottingham Forest.

TOTTENHAM-BRIGHTON 2-1

Në përballjen tërësisht italiane mes teknikëve Stellini dhe De Zerbi triumfoi Tottenham. E nisën fuqishëm megjithatë miqtë, të cilët iu afruan golit në rrëmujë me Mitoma. Spurs reaguan, rritën presionin dhe morën avantazhin në minutën e 10′. Son mori topin në hyrje të zonës, u fut drejt qendrës dhe me një goditje brilante e dërgoi topin nën kryqëzimin e shtyllave. Pak minuta më vonë Mitoma arriti të shënojë, por kontrolloi topin me një krah dhe arbitri anuloi gjithcka. Brighton rriti presionin dhe krijoi shumë raste. Fillimisht Mac Allister u ndal nga Lloris, më pas Caicedo goditi shtyllën nga jashtë zonës. Barazimi i skuadrës së De Zerbi ishte në ajër dhe mbërriti në minutën e 34′. Portieri i Tottenhamit këtë herë doli keq në këndore dhe Dunk me kokë nuk fali.

Në pjesën e dytë, nervozizmi shpërtheu mes dy pankinave, me përjashtimin e teknikëve Stellini dhe De Zerbi nga arbitri. Në fushë Spurs shtynë përpara dhe arritën të rimerrnin avantazhin edhe një herë. Në minutën e 79′ Kane realizoi duke mos i lënë asnjë rrugëdalje Steele. Brighton tentoi të rikuperojë rezultatin në finale, por pa sukses. Tottenham fiton 2-1, duke u ngjitur në 53 pikë, -3 nga vendi i katërt. Në vend të kësaj, Brighton mbetet në kuotën 46, në garë të plotë për Evropën.

WOLVERHAMPTON-CHELSEA 1-0

Nuk nis mirë Lampard-bis në pankinën e Chelsea. Në transfertën e Wolverhampton, Blues dalin të mundur 1-0. Londinezët krijuan shumë lojë në fillim, Fofana për pak sa nuk shënoi nga një goditje këndi. Por me kalimin e minutave Blues vuajtën nga intensiteti i Wolves, që gjetën avantazhin në minutën e 31′. Nunes mposhti Kepën në mes të rrëmujës, duke i dhënë telashet e para Lampard. Në pjesën e dytë është një rrethim i vërtetë i Chelsea. Fillimisht Sterling dhe më pas Havertz kërkuan korridorin e duhur, por nuk arritën të realizonin mundësitë e tyre. Wolverhampton u mbrojt me rregull, Chelsea sulmon me entuziazëm, por presioni final nuk mjaftoi. Wolves fituan, duke u ngjitur në 31 pikë. Errësirë e plotë ndërkohë për Blues, të ndalur në 39 pikë.

Premier League England

Manchester United 2-0 Everton
Aston Villa 2-0 Nottingham Forest
Brentford 1-2 Newcastle United
Fulham 0-1 West Ham United
Leicester City 0-1 AFC Bournemouth
Tottenham Hotspur 2-1 Brighton & Hove Albion
Wolverhampton Wanderers 1-0 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *