• |
ide | kryesore

“2 mijë euro ose…”/ Si e kërcënoi polici 22-vjeçarin e arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia hap aplikimet, 100 vende të lira për juristë, ekonomistë e IT



“2 mijë euro në këmbim të lirisë, ose në të kundërt do të gjej kudo të jesh”. Me këto fjalë e ka kërcënuar efektivi i policisë, Sokol Canameti një 22-vjeçar me inicialet E.K në Tiranë, të vënë në hetim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2022, por vetëm këtë të diel është finalizuar me vënien në pranga të efektivit të policisë. Kanë qenë hetimet e SPAK që e kanë gjetur fajtor nënkomisarin, Canameti tashmë të vënë në pranga. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për 22-vjeçarin, dhe babain e tij 51-vjeçar me inicialet F.K. Ky i fundit është vënë në dijeni të këtij fakti nga i biri, dhe në këtë situatë ka siguruar shumën prej 2000 euro përmes njohjeve të tij dhe ja ka dhënë efektivit më 10 Tetor 2022.

Mediat raportojnë se 48-vjeçari, Sokol Canameti në kohën kur ka kryer këtë vepër penale për të cilën dyshohet ka qenë me detyrë specialist në seksionin kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës, ndërsa prej disa muajsh ishte trensferuar në komisariatin numër 6 në kryeqytet. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. kostoja e çdo takimi shkon në 5000 euro. Nëse do të hidhnim një sy në agjendën e 10 ditëve të fundit të Berishës, ai ka realizuar 12 takime me kandidatët e tij nëpër bashki. Në total kostoja e 12 aktiviteteve shkon në 60 mijë euro për vetëm 10 ditë.

    Pyetja që ngrihet është se kush i financon Berishës gati 200 mijë euro në muaj, ende pa filluar mirë fushata elektorale?

    1. Kodtoja e fluturimit me Avion privat te Rames shkol milii a euro dhe inceberaroret shkojne miliarda dge pidhi i sareme qw shkerdhejet me agjentet e Sorrosit shkon dhe me shume

      1. Keni 10 vjet qe vidheni, dhunoheni è persekutoheni nga Rama, keni 10 vjet qe ju ikin femijet, niperit e mbesat dhe vazhdoni te thoni qe fajin e ka Berisha. Votojeni Ramen edhe 10 vjet te tjera dhe do ta shifni veten nen hyqmin è Vucicit. Mire thone qe cdo popull ka qeverine qe meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *