• |
ide | kryesore

Berisha: Në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi. Ai tha se zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia.

“Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit”, – tha Berisha.

Berisha tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar se sa sot kur prezanton kandidaturën e Luçiano Boçit.

“Hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve me procesin e Primareve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët për Luçiano Boçin dhe kandidatët e primarëve në mbarë Shqipërinë”, – shtoi Berisha që më pas nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë. Duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë nga Elbasani dhe nga Shqipëria. Një thirrje e thellë buron nga shpirti i çdo shqiptari, të zgjohemi ti dalim zot Shqipërisë, të zgjohemi, të votojmë, të firmosim, fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan, fitoren e kandidatëve tanë kudo.

Po pse Elbasani, pse Shqipëria. Nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërruar në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në dhe i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.

Nuk ka kushtrim më të madh, apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre, një grimë dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë. Të votojmë ndryshimin me 14 maj sepse Shqipëria, Elbasani janë tokë e bekuar, është qytet i bekuar” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Me shume ndershmeri ka nje kurve rrugesh se sa keta politikane te qelbur. Na jan bere shume te neveritshem te gjithe pa dallim majtas apo djathtas.Te gjithe kan qen ne qeverisje dhe i kan bere nje mu. te madh vendit.

  2. Ti more spiuni komunist salih qe nuk fiton ne elbasan qe 2003,ti ishe ne pushtet dhe ps fitonte ne ndo zgjedhje lokale

  3. Po pse mor plak matuf kur ishte me mire Elbasani,kur ishe zotrote ne pushtet apo sot??Ti e le Elbasanin dhe gjithe Shqiperine si Bagdati i bombarduar o derdimen!!!

  4. Jo vetem Elbasanin por gjithe Shqiperine e ktheu Rilndja ne toke te mallkuar per shqiptaret.

    Ashtu sic ikin minjte nga minierat kur parandjejne se po shembet, ashtu po ikin shqiptaret

    ne mase nga Shqiperia qe te shpetojne jo vetem nga varferia e tejskajshme qe e zhyti ky

    regjim por edhe nga dhuna, arroganca, nepotizmi, diferencimi, menjanimi per shkak te bindjeve

    politike,zbatimi selektiv i ligjit, nga tallja qe u ben pushteti te varferve, nga shembja e shtepive,

    rrembimi i pronave, shkelja e te drejtave. Kushdo qe nuk eshte i lidhur me pushtetin e rilindjes

    i ka rruget te mbyllura, Shqiperia sot nuk eshte shtepia e shqiptareve, por e hajduteve, e te

    korruptuarve, e hileqareve, e trafikanteve, e zullumqareve pushtetare qe po bejne cdo gje qe

    Shqiperia te boshatiset nga shqiptaret. As vete Cubrillovici nuk do ishte kaq i zellshem ne

    hartimin e e zbatimin politikave te shpopullimit te Shqiperise sa Rama dhe Rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *