Kylian Mbappe duket se është në fund të aventurës me PSG. Sukseset e pakta të arritura, problemet me drejtuesit dhe ëndrra Real Madrid po e largojnë futbollistin nga Parisi. E tani del ekzistenca e një pakti me merengues.
Kylian Mbappe është i magjepsur nga Real Madrid dhe mezi pret të veshë fanellën Blancos. Megjithatë, francezi është i lidhur deri në vitin 2025 me PSG. E çmimi i kartonit të tij ka një kosto tepër të lartë, edhe për Florentino Perez. Për këtë arsye, sipas The Athletic, ekziston një pakt çeliku mes sulmuesit dhe Real Madrid, për t’u bashkuar kur të skadojë kontrata. Një pengesë që e ka zemëruar PSG dhe drejtuesit e lartë francezë, që kuptojnë rrezikun për ta humbur në një transfertë të lirë.
Lexo më tej: Mbappé tërbohet për spotin e PSG, është nisja e divorcit: “Nuk është Kylian Saint-Germain”
Francezi ka pasur së fundmi një tjetër fërkim me drejtuesit e klubit kryeqytetas. Tema e mosmarrëveshjes ishte një video që fliste për klubin dhe sezonin e ardhshëm. Protagonistë nuk ishin Messi dhe Neymar. Në këtë pikë, Mbappe mori anën e mbrojtjes të shokëve të tij të sulmit, duke marrë kritika nga tifozët por edhe nga ish-sulmuesi Dugarry. Rrugët mes parisienit dhe Real tani duken të hapura.
Kylian Mbappe was unhappy with how he was used by PSG in a marketing video this week.
It sums up how delicate the relationship is between club and star player.
This is what we know about his future.
📝 @peterrutzler, @MarioCortegana, @AdamCrafton_, @polballus, @David_Ornstein
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) April 8, 2023