• |
ide | kryesore

Vrαsja e dyfishtë në Tiranë/ Flasin prindërit e autorit: E vërteta e αrmës së Rolandit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani që vrαu kunatën e më pas veten në Tiranë, tha për Euronews Albania se ai vetë nuk e ka lëvizur αrmën pas ngjarjes, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një një të tillë.

“Absolutisht jo. Unë jam i vjetër. Kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë, nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, – tha babai i Roland Sinanit.

Më herët ishte thënë se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit në Tiranë kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.

Ndërsa e ëma e Rolandit, tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait. Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë.

I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”– tha ajo. /Euronews Albania
 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *