• |
ide | kryesore

Berisha: Do bëjmë gjithçka që Porti i ri i Durrësit të anulohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se PD do bëjë gjithçka që projekti i Portit të Durrësit të anulohet. Ai tha se ky projekt është ndoshta vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e Europës.

“Vjedhje me 820 mijë metër katrorë tokë publike, me sipërfaqen ujore në vazhdim me 12 mijë apartamente që do ndërtohen kap vlerën 5 mld euro. E gjithë kjo vjedhje e madhe ka vetëm një qëllim, të bëjë miliarder vetëm Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Në mënyrë absolute nuk do lejohet. Do fillojnë denoncimet. Ju keni parë përgjigjet kategorike të Varhelyit i cili shprehet se respektimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit është detyrim. Ndaj do bëjmë gjithçka që të anulohet”, tha Berisha.

Lidhur me draftin e PD për heqjen e parashkrimit të veprës penale për zyrtarët e lartë, Berisha tha se ligji i dërguar në parlament do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim.

“Lidhur me hetimin, ju e dini se unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat, të gjithë zyrtarët që firmosin për prokurimet publike. Sigurisht ligjin Edi Rama nuk e pranon. Zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi iu lejon atyre të krijojnë parajsa përrallore për veten dhe familjarët e tyre. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese, nga 31 marsi i vitit 1991 dhe në vazhdim”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Po pse të anullohet…? Do bësh gjithçka që të anullohet. Kjo dihet.
    Por nuk do të anullohet. Dhe ti nuk do të arrish ta shohësh të përfunduar.

  2. Ty ti vret syte e bukura se sa ishe vete ne pushtet vetem zhul dhe llum kishte gjithandej,qytetet te gjitha ishin rrumpalle,por per fat porti do behet e Durrsi do marri tjeter zhvillim dhe ti do shkosh ne burg o kriminel!

  3. Ai Port nuk duhet te prishet pasi eshte pjese e historise mijeravjecare dhe per me teper porta hyrese per ne Perendim. Se cfare zhvillimi do marre Durresi nga disa kulla dhe nje marine jahtesh vetem dylberet mavi e dine

  4. mjerë ata se shfaqen qoftë dhe rastësisht në ndonjë ambient me kundërshtarët e Berishës, se do sulmohen egërsisht.

    Një politikë që Berisha e ka ndjekur gjithmonë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, të cilët i trajton si kundërshtarë për jetë a vdekje, duke frymëzuar militantët e vet që kundërshtarin politik, ta shohin si armik.E bukura per salihun eshte kur partia komuniste i dhe teseren e partise ,qe nga ajo kohe nuk nuk e dallon te bukur asgje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *