• |
ide | kryesore

KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Celibashi shpjegon arsyet

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh se për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zagjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor”, theksoi ai.



3 Comments

  1. Aloooooo KQZ-ja…… . Mos harxhoni kohen dhe taksat e qytetareve duke u marre me renditjen e kanidateve. Merruni seriozisht dhe merrni masat ligjore per shkeljet flagrante te ligjit qe po ben kryeministri, qeveria ne teresi dhe te gjithe kryebashkiaket aktuale qe po premtojne rritje pagash, shtrim asfalti pa projekte dhe duke shperdoruar taksat e qytetareve, ngjarje keto dhe shkelje flagrante ligjore.

    1. Plotësisht dakord me Nocin por duhet të kemi parasysh që nuk e kanë këtë zell për të vepruar.Dihet dhe si është formuar.Janë 4 me 1 në favor të socialistëve. Vetëm 1 është përfaqësues i PL(LSI). Dhe përfaqësuesi i PD është vendosur nga Basha dhe mendoj që është në shërbim të Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *