• |
ide | kryesore

Meta për Tiranën: Këlliçi kryebashkiaku i ardhshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të kandidaturës së Belind Këlliçit.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Meta shpreh bindjen se Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do “të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria”

Postimi i plotë: 

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi.

Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit.

Bashkë Fitojmë!



5 Comments

  1. Cfare do behet me pronat ? Pronaret jane te vetmit qe nuke kane mare zgjidhje ? Nje shtet pa prona nuk ka ekonomi. Eshte THEMELI I TE DREJTES SE NJERIUT

  2. Komuniteti Skraparit? Qekur shiqptaret jane komunitet ne vendin e tyre apo konsiderohen si romet, vllehet etj

  3. mjerë ata se shfaqen qoftë dhe rastësisht në ndonjë ambient me kundërshtarët e Berishës, se do sulmohen egërsisht.

    Një politikë që Berisha e ka ndjekur gjithmonë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, të cilët i trajton si kundërshtarë për jetë a vdekje, duke frymëzuar militantët e vet që kundërshtarin politik, ta shohin si armik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *