• |
ide | kryesore

The Guardian: Procesi ndaj Thaçit mund të rishkruajë historinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull të gjatë ku theksi kryesor vihet mbi rolin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi: Sa kontroll kishte ai realisht mbi UÇK dhe sa mund ti parandalonte krimet ndaj civilëve?
“Ndërkohë që vazhdon gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë prezantimit të mbrojtjes u bë e qartë se çështja do të vërtitet rreth një pyetje: sa kontroll kishte Hashim Thaçi mbi UÇK-në?

Avokati i tij mbrojtës, Gregory Kahoe e bazoi mbrojtjen pikërisht te fakti se Thaçi nuk kishte kontroll, pasi UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë drejtuese dhe se komandantët lokalë kishin pushtet më të madh”.

Sipas gazetës britanike, ‘Guardian’, ky do të jetë pikërisht lëmshi më i vështirë për t’u sqaruar gjatë gjyqit.

“Përderisa prokuroria këmbëngul se dokumentet dhe deklaratat në atë kohë tregonin një përqendrim të lartë të pushtetit dhe drejtimit nga shtabi i përgjithshëm i grupit, avokati i Thaçit do të argumentojë se UÇK-ja ishte më e mjegullt, me Thaçin që gëzonte më pak ndikim sesa pretendohej në aktakuzë, në një organizatë bazë, sipas tij, besnikëria e së cilës ishte ndaj komandantëve lokalë.

Nëse kjo ka të ngjarë që të jetë një çështje e vështirë për t’u zgjidhur, ndërsa gjyqi vazhdon, kjo vjen për shkak se ata që edhe patën mundësinë të vëzhgojnë Thaçin dhe UÇK-në nga afër, mbeten edhe 25 vite më vonë, të pasigurt se sa autoritet kishte Thaçi në periudha të ndryshëm gjatë konfliktit dhe sa e centralizuar ishte UÇK-ja.

‘Ai ishte një oportunist,’ kujton njëri. ‘Ai ishte pjesë e strukturës komanduese, por kishte shumë rivalitet në nivel lokal. Pyetja është, çfarë kontrolli kishte dhe në çfarë mase e përdorte atë?’,” shkruan gazeta.

Në këtë artikull thuhet se gjyqi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë e luftës.

Gazeta britanike ka paraqitur disa nga akuzat me të cilat po akuzohen ish krerët e UÇK-së.

“Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999 – ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat”, shkruan gazeta prestigjioze britanike.

“Pretendohet se viktimat përfshinin përkrahës shqiptarë etnikë të partisë politike rivale LDK, civilë serbë dhe romë, të cilët u mbajtën pa proces të rregullt në kushte çnjerëzore në selinë e UÇK-së, iu nënshtruan torturës dhe, në disa raste, u ekzekutuan”;

Në mesin e katalogut të krimeve të supozuara të zbuluar javën e kaluar, veçohet një: ngjarjet që ndodhën rreth 26 korrikut 1998 në mes të një ofensive serbe.

Më pas, thuhet në dokumentin e akuzës, anëtarët e UÇK-së “morën afërsisht 30 të burgosur nga Llapushniku ​​në malet e afërta të Berishës/Beriša dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u zgjidh dhe u lirua; të arrestuarit e grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë”.

Në shkrim tregohet kronologjia e gjykimit të katërshes që nga arrestimi i tyre para më shumë se dy vitesh nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Më tej thuhet se ky gjyq pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet.



3 Comments

  1. Gjykata speciale perveç se do jape drejtesi, e per kete duhet te presim, na hapi analizen e mitit te udheheqjes se UÇK realisht qe ne rrjeshtat e para te mbrojtjes udheheqja ka pranuar se nuk kishin rrol ne komanden e ushtrise perkundrazi ishin komandantet lokal qe vendosnin se si do behej lufta. Per me shumw se 20 vjet u propogandua nga shtypi i kontrolluar nga ata ose i blere se ata ishin truri dhe shpirti i shqiptareve per liri, ky gjyq na tregoi se ishin e jane njerez te zakonshem, qe nuk e perballojne burgun e mungesen e previlegjeve. Adem Jashari e plot te tjere si ai sakrifikuan jeten e tyre dhe te familjes se tyre qe liria te vij ne kosove. E disa e kthyen kete lufte per liri per perfitime personale.

    1. mjerë ata se shfaqen qoftë dhe rastësisht në ndonjë ambient me kundërshtarët e Berishës, se do sulmohen egërsisht.

      Një politikë që Berisha e ka ndjekur gjithmonë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, të cilët i trajton si kundërshtarë për jetë a vdekje, duke frymëzuar militantët e vet që kundërshtarin politik, ta shohin si armik.

  2. Është poshtërsi tija kalosh fajin komandantëve lokaĺë të UÇKsë dmth të zhyesh UÇK në dhe pooullin kosovar. Personazhi i Thaçit është më i errëti i luftës, me ldoppio giocp. Si dhe psedonimin zmija/gjaŕpëri nga proñarët e parë
    Nuk ka pikë kkontakti me Adem Jasharin, lsuf Gërvallën, Ukshin Hotin, Femi Aganin As me ata djemt që u vranë për Kosovën.
    Jo më kot i pëgjërohet serbofili Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *