• |
ide | kryesore

Benard Ndreca: Nuk kam konflikte. Sulmi është politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ndreca, Vaun



Kryetari i degës së PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, deklaroi sot se eksplozivi që iu vendos makinës së tij dhe shpërtheu në momentin kur ai hpi në të, është sulm i pastër politik ndaj tij si kryetar i degës së PD. “Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD, dega e Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur”, deklaroi ai para mediave sot banesa e tij në fshatin Paçram ku ndodhi shpërthimi.

Lexo më tej: Pamje shokuese/ Shikoni momentin e atentatit ndaj kreut të PD të Vaut të Dejës 

Bernard Ndreca tha: Ky është një incident i mirëorganizuar që më ka ndodhur mua dhe familjes sime. Unë jam Benard Gjon Ndreca, jam vendali këtu. Nuk kam asnjë lloj përplasjeje, as familja ime, as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër, dihet që është emri politik. Mua më është bërë politike si kryetar i degës së PD. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera.

Në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam hyrë dy minuta brenda, pas dy minutash kam hipur në makinë. Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi, atëherë ka plasur, siç pasqyrohet në pamjet filmike.
Po e them edhe njëherë: unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë dhe emrin kjo e ka, është e përdorur politikisht. Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur, sepse këta janë të mirëorganizuar për nj sulm të atillë.

Lexo më tej: Del VIDEO e autorëve/ 6 minuta e 11 sekonda për të vendosur tritolin tek makina e kreut të PD

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve, megjithëse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, a keni pasur ndodnjë incident apo përplasje?

Benard Ndreca: Asnjë lloj kërcënimi, asnjë lloj përplasjeje, asgjë.

Pyetje: Ju thatë që ka kamera të vendosura në banesë. I keni parë paraprakisht kamerat me Policinë, a shihen personat  duke lëvizur?

Benard Ndreca: Po, janë parë paraprakisht. Vijnë dy persona në orën 1:15 të natës. Rreth shtatë minuta, vendosin eksplozivin ose minat. Do të dalë Policia me deklaratë se çfarë është dhe në moment largohen. Në orën 1:15 mn të natës e japin kamerat. Dy persona të maskuar.

Pyetje: Ka pasur angazhim nga Policia gjatë ditës së sotme për të zbardhur këtë ngjarje dhe cila është thirrja juaj për organet e drejtësisë?

Benard Ndreca: Ashtu siç është. Thirrja është, duke filluar që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, që nga Drejtori i Përgjithshëm, të distancojnë – të distancojnë Policinë nga politika, sepse në zonën e Vaut të Dejës dihet se gjithmonë përzihet policia me politikën! Distanconi policinë nga politika! Lërini njerëzit të votojnë të lirë, të votojnë vullnetin ku duan vetë! T’i lënë presionet! I bëj thirrje çdo lloj krahu politik t’i lënë presionet sepse vullneti i njerëzve dihet se ku shkon. Kurrë nuk mundet me e mbajtë një bashki apo një institucion, as me presione  dhe me asgjë tjetër!



10 Comments

  1. Rama ne 2013 beri aleance me mark frrokun , prengen, ndoken, doshin, bajrajt , bushin, roshin, rrahman rajen, shullazin, avdulajt suel celen lul berishen , ca ishte veri dhe shqiperi e mesme e lart, ne ato zona ne te cilat PS nuk kishte mbeshtetje dhe nuk mblidhte dot vota rama beri marreveshje me bandite, perdhunues, tutore, trafikante dhe ata rames i duheshin sollen vota ,rama beri marreveshje dhe pasi erdhi ne pushtet i beri deputet, kryetare bashkish, drejtore instituicionesh, u la dore te lire per te vjedhur grabitur, trafikuar,

    Ne jug rama kishte banditet e gramoz rucit, hakmarrjes per drejtesi , aldo bares e plot te tjere por nuk merrte dot shqiperin e mesme dhe veriut per te ardhur ne pushtet , sot shumicen e ka nxjerre nga burgu qe te vjedhe dhe te vrase perseri , te bleje e te frikesoje , , pra shkur rama do pushtetin me cdo kush , me shtet me banda me Mcgonical kimete etj , me oligrake, dhe me opoziten alibasha, gazbardhi dhe dashsulkurva… Rama eshte frikacaku me i madh nga politikanet qe ka patur shqiperia, eshte megalloman i madh, kokainoman, dhe ka cregullime psiqike, Te gjitha keto e futin ne ankth, ne panik nga ku burojne te gjithe veprimet e tij ne funksion te nenshtrimit te cregullimit dhe pushtetit dhe parase si mekanizem sedativ

    rama nuk fiton dot ne gare brenda normave shqiptare, ai e do fitoren ne tavoline. Sa ka filluar fushata dhe do shohim gjera te tjera, shperfytyrimi i shtetit eshte i pranishem dhe konstant, bandat dhe oligarket kane per detyre te mbledhin vota per ridhjerjen e rames , do shtohet doza e e ngjarjeve te tilla ne funksion te mabajtjes se pushtetit me cdo kusht

  2. Solidaritet te plote me Ndrecen.

    Mos ki frike perkundrazi nga krimi politik.

    Doshi me bandite te kete frike.

    PD e vertete

  3. Nuk ke ti konflikte por ka shteti i rilindjes me ty, e me te gjithe demokratet, qe me cdo mjet

    keron tu marre voten, tu marre shtepi e prona, tu marre atedheun e tu marre shpirtin po te kete

    mundesi.

  4. Berisha është në një pozitë që ndërkombëtarët nuk e honepsin fare, e kanë damkosur dhe ai e di që nuk vjen dot në pushtet vetëm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur që as Haxhi Qamili nuk fitoi gjë sepse mjaftoi Esat Pasha që ta varte në mes të qytetit. Unë i uroj jetë të gjatë Berishës, nuk bëj krahasime.Dora e ndyre e skiftereve te salihut,njelloj si me 2 prill ne shkoder,salihu ne kerkim te gjakut,por nje here erdhe ne pushtet me gjak o salih serbi,nuk e han sapunin per djath me ky popull o salih

  5. Shih cfare thote sufllaxhiu i ores 15.05 : Berisha e di qe nuk vjen ne pushtet vetem me vullnetin e popullit.

    Atehere pyetja eshte me cilin vullnet vjen ne pushtet ne nje vend demokratik te pakten me letra?

    Me te krimineleve? Me te trafikanteve ? Me te mafies vendase e nderkombetare ? Me te korruptuarve

    e te korruptuesve, apo me vullnetin e miqeve te tyre nderkombetare qe vijne e mbushin valixhet

    nga taksat e ketij populli qe eshte me i varferi i Europes , taksa qe i paguan edhe i e une i dashur

    qe ata te majmen ndersa ne te marrim udhet e botes per nje kafshate buke.

    1. Kjo gjë dihej dhe pritej.Rama nuk i fiton dot zgjedhjet në mënyrë të lirë.Dhe ata shqiptarë që duan të jetojnë të lirë nuk besoj se këtë herë do t’a lejojnë këtë gjë.Dhe e kam fjalën për ata socialistë dhe shqiptarë të vërtetë.Ndihma juaj e shtrenjtë për të zhdukur këtë klikë që quhet rilindje e që s’ka asgjë të përbashkët me socialistët.

  6. Ridhjerje jo rilindje, jane kthyer ne varr naimi samiu pashko basa etj rilindas.

    Rama ka ridhjere ish ppsh .

    Ti veki ca emri te dush por vetem ridhjerja e ppsh shkon fiks

  7. Krimi i organizuar ka filluar aktivitetin në ndihmë të pushtetit.
    Pikërisht në Vaun e Dejes ku përfaqësuesi i çetës së Alibeut është i pallogaritshëm për zgjedhësit, u vu tritoli për zhurmë.

    Një akt terrorrist ndaj Ndreces pa mbështetës është tregues i rolit të krimit të organizuar, pozicionit të 15 perfaqesuesve të PD së vulës, pa struktura e anëtarësi dhe misionit të zhurmuesit që ka marrë për të mbështetur Rilindjen.

    Në këto situata populli thotë :”Për inat të sime vjehrre do të fle me mullixhiun”.

    As me Tom Doshin, as me tritol e as me shantazh nuk do te bjerë kalaja e Rozafës dhe më shumë dritë do të japë Komani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *