• |
ide | kryesore

Goditi me brryl Robertson, asistenti Hatzidakis pezullohet nga Federata angleze: priten hetimet

-Instant, Sport, Video
Hatzidakis



Komiteti i arbitrave të Anglisë ka pezulluar nga të gjitha aktivitetet asistentin Constantine Hatzidakis. Qëllimi është për të hetuar më tej përplasjen e tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson. Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Arsenal, skocezi pretendon se është goditur me brryl nga Hatzidakis. Pamjet televizive tregojnë, në fakt, se Hatzidakis ngre krahun në një konfrontim me mbrojtësin e Liverpool pas fundit të pjesës së parë. “Ai më goditi me bërryl në fyt,” tha Robertson.

Lexo më tej: Video/ Robertson protestoi asistenti e goditi në qafë: “Hatzidakis më qëlloi me brryl”

Në një deklaratë, Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) konfirmoi se do të shqyrtojë çështjen. Episodi do të shkaktojë diskutime në Angli në ditët në vijim. E ndërkohë organizmi përgjegjës për arbitrat tashmë ka hartuar një shënim: “Jemi në dijeni të një incidenti që përfshin Hatzidakis dhe mbrojtësin Robertson. Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht”.

ROBERTSON E GODITJA ME BRRYL E ASISTENTIT

Përveç dëmit, edhe befasia për Robertson. Mbrojtësi i Reds në fund të konfrontimit u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Tierney. Skocezi kërkoi të tjera shpjegime e bashkë me të edhe kapiteni i Liverpool, duke debatuar me ekipin e arbitrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *