• |
ide | kryesore

Rama jep 150 mijë euro‎ për gruan e Toni Bler pasi humbjes me Beketin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa ka humbur gjyqin e arbitrazhit me Beketin, Edi Rama i jep 150 mijë euro Sheri Bler. Më 7 prill, Thesari i Shtetit i ka kaluar pagesën e radhës studios së avokatisë ‘Omnia Strategy’. Deri më tani, zyra e Sheri Blerit, e cila ishte një prej studiove ligjore që asistoi qeverinë e Ramës për çështjen Beketi kundër Shqipërisë, është paguar në mbi 1 milion euro.

Lexo më tej: Investigimi/ Çifti Blair mori mbi 1 milionë euro nga qeveria shqiptare 

Kryeministri Edi Rama përbetohet se nuk do të paguajë asnjë lek për Francesko Beketin, madje edhe me koston e pallogaritshme për daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Por ai është shumë korrekt me pagesat për Sheri Bler, bashkëshorten e mikut të tij, Toni Bler, ish-kryeministri britanik i shndërruar në lobist i vendeve të treta.

Në 7 prill 2023, vetëm një javë pasi Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar i Bankës Botërore vulosi përfundimisht dënimin e qeverisë shqiptare me 110 milionë euro, Rama i paguan këstin e radhës zyrës ligjore “Omnia Strategy” të Sheri Blerit, për avokatinë në çështjen e dështuar kundër Beketit. Në fundjavën e kaluar, Ministria e Financave ka transferuar 150 mijë euro në llogarinë e studios ligjore të Sheri Bler. Kjo është pagesa e radhës për ‘Omnia Strategy’.

Deri më tani, zyra Sheri Blerit, e cila ishte një prej studiove ligjore që asistoi qeverinë e Ramës për çështjen Beketi kundër Shqipërisë, është paguar mbi 1 milion euro.

Ndërkohë fatura e shërbimeve avokatore për konfliktin personal të Edi Ramës me sipërmarrësin italian Françesko Beketi përllogaritet në mbi 3 milionë euro.

Beteja e kryeministrit shqiptar me biznesmenin Beketi nisi menjëherë sapo Rama mori pushtetin në vitin 2013.

Dy vjet më pas, në 2015, Rama përdori të gjithë administratën shtetërore dhe drejtësinë, të cilët mbyllën televizionin ‘Agon Channel’ në pronësi të sipërmarrësit italian.

Në prill të vitit 2019, Arbitrazhi i Bankës Botërore, ICSID, vendosi që shteti shqiptar duhet të paguajë 110 milionë euro në favor të Beketit.

Qeveria e Edi Ramës kërkoi anulimin e vendimit dhe më tej rishikimin e tij. Të dyja këto kërkesa u rrëzuan përfundimisht më 29 mars 2023 nga Gjykata e Arbitrazhit Rishikues, e cila la në fuqi gjobën që trondit jo pak financat e dobëta të shtetit shqiptar.

Kryeministri Rama deklaroi javën e kaluar se vendimi ishte skandaloz dhe po mendon që të dalë nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kjo lëvizje duket më shumë populiste se sa realiste. Nëse Rama do të vijojë idenë e tij, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht afrimin e investitorëve të huaj. /syritv



22 Comments

    1. ua si ka mundesi , toni bler eshte blere me para?

      po kete e di gjithe bota? bler punon me afriken dhe shqiperine , dhe rama ua shet debilave ne shqiperi si njeriu me i mire per shqiperine, ne fakt , me i miri per qeverine e rames!

    1. E gjetur fotoja lapsi, bravo! Nje xhest tallës i Blair që përqesh haptazi shqiptarët dhe Ram Kokaina që qesh aty pranë. Hallall !!

      Ku janë sot ata syleshet që votuan PS?! E shihni ç’keni bërë?! Vetëm për inat të Saliut votuat satanikun Rama në pushtet. Copa mishi me dy sy!!!!

  1. Nje llogari e thjeshte per sufllaxhinjte e bodrumeve te kryeministrise dhe nje kujtese per

    viktimat e politikes antiligjore e antihumane te te KM-se.

    Per nga 30 euro te faturave te energjise elektrike vetem brenda nje viti KM-ja ka fut ne burg

    38 mije vete disa nga te cilet kane kryer vetvrasje brenda ne burgje. Sa veta jane fut ne burg

    per vetem faturen e fundit te dhene gruas se Toni Blair ?

    150 000 euro : 30 euro per person = 5000 persona .

    Ky pa te kete mundesi jo vetem na merr cdo qindarke, jo vetem na fut ne bur, jo vetem na shporr

    nga Shqiperia por nga zhduke edhe nga faqja e dheut.

  2. Avokatet paguhen si te fitojne si te mos fitojne.

    Kete fakt te thjesht vetem nje Media Kazan, ne sherbim te gjelletores se Foltores, ben sikur s’e di.

    1. Palicari paguhen sipas rezultatit qe te sjellin .

      Ku e ka pare qe marrin edhe kur fitojne e humbi njesoj, me siguri matematike drogmensh.

      1. Jo o Pal shpellari , jo.
        Tarifat e avokatise jane ne dy grupe . Tarife orare qe nuk ka te beje me rezultatin e gjyqit dhe tarife ne % financiare nese pala qe mbron merr shperblim financiar. Ne Amerike % financiare ne rast suksessi gjyqi mund te shkoje dhe deri ne 57%. ( varet se sa e veshtire eshte ceshtja) , kurse tarifa orare varet nga studjo ligjore. Me e shtrenjta qe kam pare eshte 1999 $ ora.

  3. Berisha është në një pozitë që ndërkombëtarët nuk e honepsin fare, e kanë damkosur dhe ai e di që nuk vjen dot në pushtet vetëm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur që as Haxhi Qamili nuk fitoi gjë sepse mjaftoi Esat Pasha që ta varte në mes të qytetit. Unë i uroj jetë të gjatë Berishës, nuk bëj krahasime.

  4. Fake news.

    Asnje shume nuk eshte transferuar nga thesari i shtetit tek studio e avokatisë ‘Omnia Strategy’.
    Edhe nese kane qarkulluar mjete financiare nga shteti Shqiptar drejt studjos ligjore te Blereve, ato jane sterlinat qe vete Bleret po ja paguajne vehtes via shtetit shqiptar.
    Bleret po pastrojne parate e mbledhura kur ishin ne pushtet duke i deklaruara si te fituara ne shqiperi.
    O njerez. Tere keta te huaj , duke filluar qe nga sportistet , trajneret e kombetares, futbollistget e ‘ blere’ , politikane qe hapin biznese ketu , artiste , arkitekte qe bejne projektime per shqiperine , TE TERE, pastrojne parate.
    Deklarojne ne shtetet perkatese se kane fituar 100 euro ne Shqiperi dhe nga keto maximumi vetem 30 euro kane marre nga shteti shqiptar, te tjerat jane parate qe duan ti pastrojne. Paguajne taksat rregullisht mbi keto ‘ fitime’ dhe ne fund dalin te paster dhe te nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *