• |
ide | kryesore

Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, të gjitha detajet (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qarku i Shkodrës është tronditur sot nga një shpërthim me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Paçram, pranë banesës së Ndrecës.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që kreu i PD për Vaun e Dejës ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Policia: 

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 



4 Comments

  1. Po eshte zone qe PS ja ka lene Tom Doshit dhe natyrisht keto gjera do ndodhin.

    Ambasada antishqipetare denoi me non grada Doshin te cilit PS i dha tre deputete dhe nje parti si ajo e Gjinushit qe nga ana tjeter mori si shperblim Akademine e Shkencave.

    Tipike MAFIOZE.

  2. Eshte e vertet mafioze ,keta te ps kan ne program vrasjet ,haraqin,hajdutrin,e trasheguar nga xhaxhi Mut enverin…! Per fat te keq e njejta gje ndodhin ne Kosove pas luftes,enveriste ne krye me thaqin vran qindra patriot te ldk ,dhe dhunshem erdhe ne pushtet per krejt pasurin e vendit nen masken e privatizimit,keto parti SI motra ,ps dhe pdk fatkeqesi kombetare…!!!

    1. Këta të Shqipërisë janë daha më keq. Këtu tek ne mbizotëron satanizmi … Duhet me ndrru kryeqytetin nga Tirana në Prishtinë. Atje ka ngel të paktën një fije patriotizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *