• |
ide | kryesore

Tritoli ndaj kreut të PD/ Berisha dhe Meta akuzojnë të njëjtin person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i PL-së, Ilir Meta e dënuar ashpër atentatin e sotëm me tritol ndaj kreut të PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndreca.

Dy shefat e opozitës e vendosën gishtin tek Edi Rama dhe “regjimi”. Për Berishën dhe Metën, ky ishte një akt i pastër politik.

“Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria, janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Benardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.

Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti.

Unë u bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitje të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish.

Koha e monizmit merr fund më 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës do votojnë Zef Hilën dhe Bernard Ndreca do udhëheqë një nga fushatat më të suksesshme në Shqipëri,” tha Berisha.

Lexo më tej: Pamje shokuese/ Shikoni momentin e atentatit ndaj kreut të PD të Vaut të Dejës 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj kreut të PD-së në Vaun e Degës, Bernard Ndrec, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Në një mesazh në rrjetet sociale Meta dënoi ngjarjen, ndërsa thekson se këto sulme bëhen për të frikësuar opozitarët.

“Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.

Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve. 

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjithë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës!”- u shpreh Meta. ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Rama ne 2013 beri aleance me mark frrokun , prengen, ndoken, doshin, bajrajt , bushin, roshin, rrahman rajen, shullazin, avdulajt suel celen lul berishen , ca ishte veri dhe shqiperi e mesme e lart, ne ato zona ne te cilat PS nuk kishte mbeshtetje dhe nuk mblidhte dot vota rama beri marreveshje me bandite, perdhunues, tutore, trafikante dhe ata rames i duheshin sollen vota ,rama beri marreveshje dhe pasi erdhi ne pushtet i beri deputet, kryetare bashkish, drejtore instituicionesh, u la dore te lire per te vjedhur grabitur, trafikuar,

    Ne jug rama kishte banditet e gramoz rucit, hakmarrjes per drejtesi , aldo bares e plot te tjere por nuk merrte dot shqiperin e mesme dhe veriut per te ardhur ne pushtet , sot shumicen e ka nxjerre nga burgu qe te vjedhe dhe te vrase perseri , te bleje e te frikesoje ,pra shkurt rama do pushtetin me cdo kusht , me shtet me banda me Mcgonical kimete etj , me oligrake, dhe me opoziten alibasha, gazbardhi dhe dashsulkurva… Rama eshte frikacaku me i madh nga politikanet qe ka patur shqiperia, eshte megalloman i madh, kokainoman, dhe ka cregullime psiqike, Te gjitha keto e futin ne ankth, ne panik nga ku burojne te gjithe veprimet e tij ne funksion te nenshtrimit te cregullimit dhe pushtetit dhe parase si mekanizem sedativ

    rama nuk fiton dot ne gare brenda normave shqiptare, ai e do fitoren ne tavoline. Sa ka filluar fushata dhe do shohim gjera te tjera, shperfytyrimi i shtetit eshte i pranishem dhe konstant, bandat dhe oligarket kane per detyre te mbledhin vota per ridhjerjen e rames , do shtohet doza e e ngjarjeve te tilla ne funksion te mabajtjes se pushtetit me cdo kusht

  2. Çfar prisni tani?! T’ju vrasin plotësisht?! Dilni more në rrugë protestoni se do ju vjedhin prap votat dhe do ju zhdukin me farefis.

  3. Berisha është në një pozitë që ndërkombëtarët nuk e honepsin fare, e kanë damkosur dhe ai e di që nuk vjen dot në pushtet vetëm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur që as Haxhi Qamili nuk fitoi gjë sepse mjaftoi Esat Pasha që ta varte në mes të qytetit. Unë i uroj jetë të gjatë Berishës, nuk bëj krahasime.Po ju therret Miri ne proteste se per vete rri ne bodrum,se nuk i dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *