• |
ide | kryesore

Avokati i Izet Haxhisë: Tentuan ta helmojnë në burg

-Instant, Arkiva, Lajme
Izet



Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka deklaruar sot se klienti i tij është tentuar që të helmohet në burgun e Reçit. Në një deklaratë të tijën, ai shprehet se dy ditë më parë, në dhomën e izolimit ku ndodhet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”! 

Ky i fundit pasi ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”, i është thënë se janë “ilaçe” dhe “vitamina” që ia kanë sjellë njerëzit e familjes.

Siç pretendon avokati i tij, Haxhia ka telefonuar të motrën, e cila është e vetmja familjare që i sjell ilaçet, ndërsa kjo e fundit i ka pohuar se nuk ka dërguar asgjë në emër të tij.

Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj.

“Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe””, deklaron avokati.

Ndërkohë në një komunikim me “BalkanWeb”, Beqiri tha se Haxhia menjëherë pas këtij episodi është transferuar me urgjencë nga burgu i Reçit, në burgun 313 në Tiranë.

AVOKATI I IZET HAXHISË: 

Tentohet të eliminohet me helm në Burgun e Reçit Izet Haxhia.

Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”!
Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”. Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me “ilaçe” dhe “vitamina” t’a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde.
Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj.
Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë!
Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe” deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia.
Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç.
Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me “ilaçet”, për t’a eleminuar atë fizikisht!
Bota e krimit, e cila i ka tantakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj, kallëzim penal që është rregjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eleminimin e tij.
SPAK, megjithëse e ka për detyrë t’a marrë në mbrojtje të posaçme këtë kallëzues dhe dëshmitarë okular për një numur të konsiderueshëm krimesh tepër të rënda të kryera në kuadrin e organizatës kriminale prej dy ish pushtetarëve më të lartë të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, jo vetëm që i zvarrit prej 4 vjetësh pa shkak hetimet, por me qëndrimin e vet jo ligjor, e lë këtë kallëzues dhe dëshmitar okular në mëshirën e krimit të organizuar për t’i marrë jetën atij.
“Alarmi” që ka dhënë Imie Haxhia, motra e Izet Haxhisë, pas aktit të paprecedent me të ashtuquajturat “ilaçe”, duhet vlerësuar me seriozitetin e kërkuar nga ligji nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK, për të siguruar jetën e Izet Haxhisë.
Av. Idajet Beqiri
Mbrojtësi Ligjor me Prokurë i Izet Haxhisë



16 Comments

  1. di shum gjera per plakun mere ky, me siguri po i bejn dosjen e do e ket marr vesh dhe plaku mere si vrimacels qe eshte.

  2. Boll me mashtruesin Bythqiri se late nam. Nje njeri qe po konkuron Tak shurranjos Ngjelen sa nga nje studio ne tjetren me mashtrime

    1. Kopje e Ngjelës dhe Takut. Gënjeshtar profesionist.Ne çdo dalje në Tv prej më se 20 vjetësh të njëjtat gjëra thotë.Sala kriminel,do arrestohet sot,do t’a gjykojnë për tradhëti e ku di unë. Deri më tani asgjë s’ka ndodh.Tani sajon helmimin e Haxhisë!!!E kujt po i duhet t’a helmojnë.Askujt.

    1. Ju karat e rilindjes nuk lini rast pa e tregu veten. Izeti e pati mundesine e fundit tani por u mbyll ai muhabet keshtu qe ndohsta ne nje bote tjeter edhe mund te bejne gje.

    2. Une bej Cudi me kete avokat byhqirin qe vrapon studio me studio duke akuzuar e mashtruar per te tjeret ,por asnjehere per Edvin mavijen qe ka 11 vite po I perze shqiptaret bashke me sorosianet lali fiku dhe Cuci te cicit Mavija ia ka dhene me qira ish gruan gjirokastrite! Ky avokati baske me Ben Macen ,Tak tredharakun dhe Frrok corapja e Mero tagjia veten te shpifin dijne keta duhet ti bashkohen keti kerricit nga Tropoja ne burge!

  3. “Teknologjia nuk përmban kurrfarë morali. Ajo shton mënyrat tona të të menduarit dhe bërjes së gjërave, por njerëzit e këqij e përdorin teknologjinë për qëllime të këqija, ndërsa njerëzit e mirë e përdorin atë për qëllime të mira”.Nuk ndalojne skifteret serb e kosovar te salihut duke bere tentativa per eliminimin e njerzeve qe dine shume per serbin salih karaxhic berisha,Lumneshi kujdeset per keto pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *