• |
ide | kryesore

Juventus, Prokuroria mbyll hetimet për manovrat me pagat: ja çfarë rrezikon klubi

-Instant, Sport
Juventus



Ditën e sotme, Prokuroria Federale njoftoi Juventus se kishte mbyllur hetimet në lidhje me manovrën e pagave, marrëdhëniet e dyshimta me menaxherët dhe partneritetet me klube të tjera. Për sa i përket tre pikave në fjalë, prokurori i FIGC akuzon bardhezinjtë për shkelje të parimit të ndershmërisë sportive.

Siç dihet, të martën, më 19 prill, Paneli i Garancisë Coni do të shprehë mendimin e tij për ankimimin e paraqitur nga Juventus kundër dënimit me -15 pikë të dhënë më 20 janar për çështjen e fitimeve kapitale. Sipas asaj që ka dalë, në kuadër të manovrës së pagave, lojtarët e përfshirë të Juventusit nuk do të akuzohen. Sipas Prokurorisë, veprimi i klubit ka patur synuar ekskluzivisht buxhetin.

Duke nisur nga sot, në lidhje me mbylljen e hetimeve, bardhezinjtë do të kenë 15 ditë kohë për të paraqitur kundërargumentet e tyre. Më pas topi do t’i kalojë sërish Prokurorisë Publike. Ajo do të vendosë nëse do ta mbyllë çështjen, apo do të vazhdojë me referime dhe proces pasues.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

Nga ana e tij, Juventus përsëriti përmes një deklarate zyrtare se kishte vepruar në përputhje me parimet e ndershmërisë sportive. Në këtë rast, njoftimi iu dërgua Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Pavel Nedved, Federico Cherubini, Giovanni Manna, Cesare Gabasio, Paolo Morganti dhe Stefano Braghin. Sa i përket pozicioneve të Atalantës, Sampdorias, Udineses, Cagliarit dhe Bolonjës, që dyshohet se kanë bërë marrëveshje të dyshimta me bardhezinjtë, këto do të vlerësohen në fund të hetimeve të mëtejshme.

Lexo më tej: Video/ Aludime të rënda të ish-futbollistit Massimo Mauro: “Juventus viktimë e sistemit”

ÇFARË RREZIKON KLUBI?

Në këtë kontekst, pra, çfarë rrezikon Juventus? Nëse shkeljet vërtetohen, klubi mund të rrezikojë një paralajmërim, gjobë, gjobë me paralajmërim dhe penalizim për sa i përket pikëve në renditje.

Në rast se do të realizohet skenari i fundit, çdo penalitet mund të zbatohet edhe në sezonin e ardhshëm. Në këtë drejtim, vazhdon të zbehet fantazma e një përjashtimi hipotetik nga Kupat e Europës apo edhe nga kampionati i Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *