• |
ide | kryesore

Afera me Alabar/ Si i eleminoi PS komisionet hetimore nga parlamenti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Socialistët i thanë Jo ngritjes së komisionit hetimor mbi aferën e Portit të Durrësit, ku tashmë ka nisur shitja e apartamenteve që pritet të ndërtojë biznesmeni arab Mohamed Alabar. Deputetët e opozitës duan të hedhin dritë përmes hetimit parlamentar mbi efektet e marrëveshjes, që i dhuroi investitorit arab 812 mijë e 600 hektarë tokë publike në Durrës, pa garë dhe duke i falur taksat.

Kompleksi gjigand i pallateve dhe hoteleve pritet të sjellë fitime kolosale për arabin, por është e paqartë nëse shteti shqiptar mori maksimumin në negociata.

Kushtetuta e thotë që kur janë 35 firma deputetësh, është detyrim të mbahet Komisioni Hetimor. Meqë ne do të bëjmë edhe reformë zgjedhore, pse nuk anuloni edhe zgjedhjet e 14 majit?” ishte pyetja që ngriti në parlament Oerd Bylykbashi, pas rrëzimit të kërkesës.

Në nenin 77, pika 2, Kushtetuta parashikon se Kuvendi është i detyruar të caktojë komision hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë, me kërkesë të një të katërtës së deputetëve.

Por mazhoranca po i refuzon sistematikisht kërkesat e opozitës. Socialistët kanë gjetur një pretekst për të hedhur poshtë komisionet hetimore, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Beketi”. Thonë se ligji duhet ndryshuar. Deri atëherë, hetimi parlamentar është i paralizuar.

Lexo edhe: Edi Rama ndalon komisionin hetimor për udhëtimet e tij me çarter

Lexo edhe: Kundër justifikimit të tiranisë së shumicës

Lexo edhe: Komisioni “McGonigal” / PS mbron Ramën, shkel kushtetën

Lexo edhe: Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria, rrëshqitje drejt autokracisë

Përveç çështjes “Beketi”, është refuzuar komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, komisioni për investitorët strategjikë që përfshiu ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi dhe së fundmi, komisioni mbi marrëdhënien e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Çarls McGonigal me kryeministrin Rama.

Kur u pyet për hetimin parlamentar të skandalit “McGonigal”, Rama nuk u zgjat me pretekste dhe artifica ligjore. Ai e tha troç që “nuk kishte shans” të ngrihej komision hetimor për këtë çështje.

“Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor”, deklaroi kryeministri gjatë një interviste në Opinion.

Kjo moskokëçarje e Ramës për të dhënë llogari para parlamentit, që e ka humbur pavarësisnë si pushtet i ndarë nga ekzekutivi, është arsyeja e vërtetë e refuzimit të komisioneve hetimore.

Më herët, socialistët pranuan ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët.

Nga administratorët, tek deputetët, ministrat dhe kryeministri u dhanë dëshmi se si tre njerëz të panjohur më parë Zoto, Mërtiri dhe Gugallja arritën të marrin qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Gjatë kohës që ky komision vijonte hetimin, u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe u shpallën në kërkim pronarët e kompanive konçensionare.

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Në fund të vitit të kaluar, organizata World Justice publikoi indeksin e zbatimit të ligjit, sipas të cilit Shqipëria vazhdoi rrëshqitjen drejt autokracisë. Vendi ynë ishte pranë Republikës Socialiste të Vietnamit, që udhëhiqet ende nga Partia Komuniste. Sipas këtij indeksi Shqipëria renditej e fundit në rajon dhe në Europë, për kritere si llogaridhënia e qeverisë, të drejtat e njeriut, lufta ndaj korrupsionit etj./Lapsi.al



5 Comments

  1. Durresi do votoje per Edin dhe Emirjanen ,sepse ky projekt do sjelli super zhvillim per Durresin dhe gjithe kombin shqiptar .

    1. Nuk është faji i Ramës që lindi psikopat, por i këtyre qelbësirave si i paemri 19.37 që e mbajnë gjallë. Që nuk ja shesin dot shportin satanait, siç q quan veten psikopati, nga që skanë shpirt. Vegla me frymë.

  2. Shume mire ua ben Rama ketyre nongratisteve. Komision, komision, komision, na cane veshet.
    Keta e meritojne ti nzjerresh per zhelesh jashte e mos ta shohin parlementin me sy. Kush ka
    kohe te merret me komisione hetimore e terci verci. Qeveria po ben te pamunduren ta lulezoje
    kete vend .Pse keq eshte ta besh Durresin si Dubai, Shkodren si Londren, Tiranen si Parisin ?
    Me mire pa opozite se me kete opozite ngaterrestare.

  3. Po aleati strategjik cfare thote, kjo eshte demokracia?
    Edhe ne shtetet me diktatoriale respektohet ligji i shkruar, ose te pakten ndryshohet ligji.
    Kjo eshte Demokrature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *