• |
ide | kryesore

Kronikat/ Top Channel si ekran i inceneratorëve

-Instant, Lajme, Të fundit
topi incenerator



Mbrojtja e inceneratorëve tashmë ka emër. Nuk kalon ditë që Top Channel të mos vërë ekranin e tij në shërbim të bosëve që janë shpallur në kërkim. Një herë fillojnë fushata sulmi ndaj atyre që mendohet se kanë tradhëtuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën dhe një ditë tjetër shpallen goditje ndaj politikanëve që guxojnë të denoncojnë djegësit e Elbasanit, Fierit e sidomos Tiranës. Kur dita lihet bosh, përdoret ndonjë reporter i konfirmuar si gjobaxhi për të goditur gazetarët që nuk ndjekin këtë linjë.

Lexo me tej:

Dy Grida për inceneratorët, cilës t’i besojmë, asaj të PD apo asaj të Topit (video)

As kjo e enjte nuk ka bërë përjashtim. Lajmi i dytë në renditen e kronikave të ditës ishte apeli për pushimin e çështjes ndaj Klodian Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugallës, me pretendimin se ata janë gjykuar njëherë për çështjen për të cilën po gjykohen aktualisht. Hapsirë në kronikë i ishte lënë vetëmKlodian Skënderaj, avokatit të të pandehurve, pa çuar në mend as aplikimin e parimit të thjeshtë të të dy burimeve.

E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (faktet)

Po bëhen disa muaj që Top Channel ka ripërtërirë kryqëzatën në mbrojtje të bosëve të inceneratorëve pa ngritur asnjëherë pyetjet që ngre publiku se si u morr leja për to, sa e implikuar është qeveria në këtë aferë,  apo se sa para paguhen sot për shërbime që nuk kryehen.

©Lapsi.al



7 Comments

    1. Tamam! Të gjithë gazetarë të shitur ka. Tani është shndërruar tërësisht në vegël të PS dhe përhapes degjenerimi…. Antipatikë!!

  1. U KRIJUA NGA TOOPI DROGWS, E JETO ME INCENERATORET, DRIDHE LIKE, HA BUKE FIKE.KUADROT E TOPIT I INSTRUKTO RILINDJA, I FINANCO PUSHTETI BANDIT, KESHTU QE TOPI I SHERBE KALLAMIT QE TE MBAJE ZJARRIN NDEZUR. EMERIN TV KOMBETAR SI PROFESION, E SHERBESE KORRUPSIONIT SHTETEROR.

  2. Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpuntorë me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

    Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militatët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”Syri i Qimit ka qe kur eshte krijuar si tv nuk pushon se folur per incirenatoret qe ne fund te dite sherbejne per pastrimin e qyteteve nga shurra e muti qe la salihu dhe syri prandaj sulmon me urdher nga salihu serb

  3. Kjo u duk qartesisht ne emisiónin e Grida Dumes. Nje pyetje: a ka me besueshmeri Grida? Shume poshte ka rene…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *