• |
ide | kryesore

“Sëmundje profesionale polici” si i justifikoi Rama metodat e Pjerin Ndreut në fushatë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pjerin Ndreu u kap në përgjimet e prokurorisë për fushatën e Dibrës disa vite më parë, kur urdhëroi kërcënimin e një drejtori shkolle. Nëse nuk deklaronte hapur votën për Partinë Socialiste, drejtori i shkollës të “gjente vrimë e të futej”. Ishte viti 2016. Kohë fushate në Dibër.

Në telefonatën e publikuar nga media gjermane Bild, Pjerin Ndreu urdhëroi shefin e arsimit “Bëji një telefon Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. T’i thotë shkollës të deklarojë votën hapur, se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në, ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon”.

Për të qenë më i qartë ia përsërit: “Tregoji se ku fluturon të hënën. Deklaroje votën për PS-në, aty. Të deklarojë votën hapur për PS-në, ndryshe të gjejë vrimë e të futet”

Siç u kuptua nga përgjimet e tjera, drejtori i shkollës u kërcënua me vendin e punës. Pas zgjedhjeve, u shkarkua nga detyra.

Kjo telefonatë e përgjuar është një nga audio-përgjimet e rralla të kërcënimit dhe shantazhit ndaj punonjësve të administratës shtetërore në fushatë. Komunikimi i përgjuar tregoi se urdhri për të kërcënuar administratën buron nga lart dhe qartësoi modelin e fushatës së Pjerin Ndreut në zgjedhje.

Këtë të enjte, teksa ishte në Lezhë për një takim elektoral, kryeministri Rama foli me tone justifikuese për Pjerin Ndreun.

“Ka dhe ky të metat e veta, si çdo njeri që vjen nga një karrierë e caktuar, ka të meta. Unë kam të metën time, që nuk rri dot pa pikturuar në zyrë. Ky ka të metën që nuk rri dot pa bërë drejtorin e policisë kur sheh ndonjë gjë që nuk shkon në rrugë. Ça t’i bësh? Është natyra e njeriut. E rëdësishme është që as unë me zhgarravinat e mia, as ky me atë sëmundjen profesionale të policit nuk i kemi sjellë dëm as këtij vendi, as kësaj pune” tha Rama.

Fushata sapo ka nisur, por lezhjanët e morën mesazhin. Nëse kandidati i socialistëve i kërcënon në këmbim të votës, duhet të durojnë. Është natyra e njeriut, tha Rama, ose ndryshe ta shohin si sëmundje profesionale të policit./Lapsi.al

https://lapsi.al/2019/06/17/ku-do-fluturonte-drejtori-pjerin-ndreu-justifikohet-pas-pergjimit-te-bild/



15 Comments

  1. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Mafia në pushtet.
    Dosja 184 .Deputeti Pjerin Ndreu telefonon Drejtorin e Arsimit në Dibër Dritan Gjeçi dhe i kërkon që ti telefonojë drejtorit të shkollës Reshat Elezi dhe ti thotë që të deklarojë votën hapur për PS. Ndryshe, i thotë Ndreu Gjeçit, tregoja vetë ditën e hënë se ku “fluturon”.
    Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi.
    Dritan Gjeçi: Mirëmëngjesi
    Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
    Dritan Gjeçi: Po Pjerin. Si ia kalove?
    Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ia kalon?
    Dritan Gjeçi: Mirë jam mirë.
    Pjerin Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur se ato mesazhet që i çon poshtë e përpjetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon.
    Dritan Gjeçi: Reshat Elezaj?
    Pjerin Ndreu: Po
    Dritan Gjeçi: Flas unë tani me të.
    Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën.
    Dritan Gjeçi: E rregulloj unë atë punë.
    Pjerin Ndreu: Deklaroje votën hapur për PS aty. Ose të deklarohet hapur për PS ose të gjej vend e të futet.
    Dritan Gjeçi: Hajt se e mbuloj unë këtë punë.
    Ish Deputeti Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu kërcënuan me jetë Deputetin Gent Strazimiri dhe e sulmuan njekohesisht fizikisht në koridorin e Parlamentit,por Gjykata e Lartë i nxorri të pafajshëm,megjithëse gjithshka ishte filmuar!Vjedhësi i votave Pjerin Ndreu nuk denohet,por kandidohet.Kjo nuk ndodh në asnjë vend afrikan, sepse atje do të ishin arrestuar menjëherë.

  2. Po zoti Rama, por meqë Pjerin Ndreu ishte polic i dhunshëm edhe në Parlament ndaj opozitës, e keni zgjedhur në krye të Bashkisë së Lezhës.

    Emërojeni sërish në zanatin që di të bëjë e lerini qytetarët të kenë një Bashki me një kryeqytetar civil.

  3. Cfare i keni keto gjera ore aman. Po normal qe nje drejtor shkolle duhet te votoje Partine
    Socialiste dhe nqs nuk e voton te sikterriset nga puna. Kush e vuri ate drejtor, ap te haje
    buken e Partise Sosialiste e te beje punen e nongratave. Partia Socialiste po sakrifikon
    shume per anetaret e simpatizantet e saje, ka dyfishuar administraten publike qe tu gjeje
    pune e ata te kene dilema se ke te votojne? Ku eshte pare kjo gje. Nuk kafshohet dora
    qe te jep kafshaten e bukes. Apo po lodhen shume se jane nga tre kater veta per nje
    vend pune e leket i marrin kokerr me kokerr. Kush ua jep ,nongrata apo PS-ja.
    Duhet ti vene mire gishtin kokes se po e moren nongratat te gjithe ata qe jane teper do
    te largohen. Kaq po u themi.

  4. Non grata dhe bythelepiresit e tij jane e shkuara thote Escobar.Toka e xanun,gerdeci,21 janari 0 bashki,alibasha 5 bashki,Rama dhe PS 56 bashki.

    1. Kështu mendojnë të gjithë ata që jetojnë në botën virtuale e jo atë reale.
      Gjithsesi, ka edhe ilaçe e jo vetëm drogë për të shmangur halucinacione të tilla.
      Kujdes shëndetin mendor…

  5. Keta plehra bashkepunuan me krimin dhe vune para , perdoren uniformen dhe forcen e shtetit per interesat e tyre meskine dhe sot i kemi politikane “te suksesshem” .
    Promovimi ne politike i ketij soji “policesh” super te korruptuar eshte nje nga pasojat e gjendjes se ku ndodhemi .
    Te votosh kunder keti prototipi “polici” do te thote te luftosh krimin . Do te thote te jesh me Lezhen dhe Lezhjanet , me Shqiperine dhe Shqiptaret .

  6. Pjerin Ndreu nuk gezon ndonje rrespekt te madh ne Lezhe. Ne fakt ka shume nga qytetaret e zakonshem qe e urrejne, dhe pothuajse te gjithe jane ne dijeni qe, te pakten perpara, ka pasur lidhje te forta kriminale. Thene kjo, gjithashtu qytetaret e Lezhes e kane pare qe Pjerini gjate kesaj kohe si Kryetar Bashkie ka qene jashtezakonisht shume punetore. Ka ndryshuar Lezhen dhe ka sjelle nje rregull ne qytet qe i mungonte prej dekadash. Lere pastaj mos te permendim kryetarin e PDse qe ishte perpara Pjerinit qe ishte nje turp i vertete per qytetin e Lezhes. Duke i bere te gjitha keto bashke, shanset jane te medhaja qe Pjerini do zgjidhet prape. Kesaj rradhe do e meritoje.

  7. Por të paktën ia arritëm ditës të shohim Berishën që bën thirrje të mos votohet Partia Demokratike! Kjo është faza e parë e rrënimit, por fjalën e fundit e ka drejtësia jonë që duhet të nisë ndonjë hetim apo t’i kthejë ndonjë përgjigje Uashingtonit që kërkon që non-gratat të hetohen këtu.

  8. Per kete semundje eshte perkashtuar perjetë nga policia.
    Dhe më e bukura se eshte perjashtuar nga vetë socialistet.
    Por si gjithnjë.
    Qe te behesh kryetar bashkie apo deputet duhet patjeter qe te keshë disa rekorde kriminale
    Perndryshe nuk mund te votohesh

  9. APOLOGJIA E MUNGUAR E BELOS

    Unë jam i thjeshtë ashtu si ju,
    s’kam vilë por veç një shtëpi,
    dua votën tuaj që t’ju shërbej,
    të bëhem kryetar në bashki.

    Diplomë gjimnazi mbase s’kam,
    por kam mbaruar universitet,
    në lojë tenisi kam qënë kampion,
    jam kandidati i duhur për kryeqytet.

    Unë premtimet do t’i mbaj,
    autobusi falas do jetë realitet,
    s’do udhetojë njeri me makinë,
    në urban do mblidhet ai milet!

    Do ju duket vetja si n’konservë sardele,
    era e djersës ndoshta do mbizotërojë,
    mbase do shtohen manjakët e xhepistat,
    ruani bythën e xhepin, që t’ju shpëtojë!

    Me urban do bëni xhiro falas,
    sa herë të doni, zbrit dhe hip ,
    merrni bukë me vete se s’dihet,
    do ju duket vetja fiks si VIP.

    Qeras unë për biletat falas,
    nga taksat tuaja, jo nga xhepi im,
    me ato para që do të kurseni,
    blini buke thatë në kujtimin tim.

    Bukë të vogël, jo të madhe,
    për të tjera gjëra paguani vetë,
    duket si lëmoshë por zgjidh halle,
    më mirë se bari i Kimetes do jetë!

    Belo do jetë në shërbimin tuaj,
    do ju bëj 500 oaze për relaks,
    do keni parqe edhe buzë Lanës,
    dhisni aty me nge kur të jeni kaps.

    Qyteti do jetë metropol policentrik,
    s’do ketë më ndërtime pallatesh,
    do jetë si oaz pushimi të papunësh,
    është çështje vullneti, jo hallatesh!

    Rama karagjozi na quajti qenër,
    kurse bashkiakët e tij, gomerë,
    tha, qenit s’i ngarkohen drurët,
    veç gomari e bën punën me nder!

    Ç’ka ai me qentë, ne s’jemi ashtu,
    qeni ka qënë miku i njeriut përherë,
    sidoqoftë ne jemi elefantë amerikanë,
    por, bëhemi po të duam edhe gomerë!

    Pra të dashur qenër apo elefantë,
    mos i votoni gomerët këtë herë,
    votoni koalicionin ”Bashkë Fitojmë”,
    se ngelëm rrugëve papunë përherë!

    Po nuk më votuat s’ka problem,
    krushqinë e kam bërë me socialistë,
    papunë e pabukë s’ngelem pa merak,
    di të behem gomar edhe komunist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *