• |
ide | kryesore

S’përfitoi nga fondet për zgjedhjet, Berisha: 2 mln dollarë u grabitën nga veglat e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha teksa komentoi vendimin e KQZ-së, ku ndau fondet për partitë politike, ku grupi i tij nuk mori asnjë qindarkë, thekoi se kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi.

Lexo më tej: KQZ ndan fondet për partitë/ PS merr 1.5 milionë dollarë, Alibeaj 1 milion 

Berisha shtoi se do të njoftojnë për krijimin e një rregulloreje për përballimin e fushatës.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersi dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës. Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Ky tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava. Por asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës. PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon. 

Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë.

Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët.
Pra, janë në një dëshpërim të thellë. Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë.”,
tha Berisha.



7 Comments

      1. E paske marr me vrull sot. Te paskan dhene racionin e qofteve. 😂

        Por nuk ka rendesi se gjithsesi ne 14 Maj do ta ndjeni shume thelle dashnine tone. ✌️

  1. Do t’ja u vjedhin prap votat doktor, atë shiko! Çfar do bëni në rast të tillë??

    Pyetjet duan pergjigje.

    1. Besoj se do të fillojë protesta të dhunshme, nuk ka rrugë tjetër për ta rrëzuar hajdudin e hajdutët e rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *