• |
ide | kryesore

U ofroi policëve ryshfet, arrestohet serbi në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës, të mërkurën deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontroll rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni “V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe paratë janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën, njofton policia.

“Në magjistralen Gjilan-Prishtinë më 12.04.2023 në orën 13:30, është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 euro ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



2 Comments

  1. Gjest i ndyre propogandistik alla rilindje por edhe i demshem. Polici thjesht mos te merrte

    parate kaq. Medemek kemi shtet. U dhjefsha ne shtet. Nuk ndertohet shteti me shfaqje por

    me pune, perkushtim,aftesi e ndershmeri. Ne kurre nuk do te bejme shtet sepse sheti nuk

    eshte teater. Po tu kishin afruar policeve 1000 euro as nuk do te bezanin por do rrasnin ne

    zhep.

    1. Me disa tipa negativ qe ve kritikojne, shqiptaret jane ne hall Kur nuk zbaton ligjin, me te drejte e etiketojme me lloj lloj epitete nje polikan , qeveri apo shtet(njerin prej shteteve tona). Kur e zbaton, prape kritikusit e perjetshem te gjejne njolle per te kritiku.Tamam hyp se te vrava zbrit se te vrava. Aq me teper kur i dhimbset dhe serbi. Ore avokat i serbit, kur komenton te pakten te kesh informacionin per ate qe komenton, Kosova mund te kete 100 te keqija, por te pakten kete taktike te mire te moskorruptimit policia e ka ndjekur fiks qe nga 1999,ndaj te gjitheve pa dallim kombesie, pra nga te gjihe qeverite dhe nuk eshte shfaqje/show apo propagande, prandaj dhe policia (pas FSK) eshte me e perkrahura nga qytetaret ne Kosove.Dhe nqs zbatimin e ligjit (si ne rastin konkret) policia nuk e toleron as ndaj qytetareve te vet shqiptar, pse ta kurseje nje shka/serb?A mendoni kur fisni apo o burra hajt te derdhim helm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *