• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në rrugën Qafë Thanë-Përrenjas, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Qafë



Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident në aksin Qafë Thanë-Përrenjas.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare bënë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *