• |
ide | kryesore

Podcasti i Ramës/ E ftuara Alice Taylor, si fundi i përrallës me para ruse

Arkiva, Kryesore, Lajme
alice taylor rama

Edi Rama ka njoftuar se blogerja britanike Alice Taylor do të jetë e ftuara radhës në episodin e dytë të podkastit “Flasim”. Kreu i qeverisë në spotin e emisionit që ka publikuar, bën lojën e zakonshme të bashkëbisedimit me një kritike. Ai dëgjohet t’i thotë Taylor, që do e stigmatizojnë duke i thënë “Takove djallin, a e mendon tani edhe më shumë, që mund të thonë “të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk është më e jona”!


 


Natyrisht në përgjigjen e anglezes të ardhur nga anonimiteti “ngjyrë gri” i vendit të saj, lexohet një gati eksitim që po dialogon me një kryeministër. Por në këtë fabul problemi nuk është te ajo. Madje as te kritika që i bëjnë ata që pretendojnë se, kush merr pjesë në këtë spektakël fallco, e humb legjitimitetin për ta quajtur veten kritik të Ramës.

Lexo me tej:

Kush pranon ftesën te podcast i Ramës, delegjitimohet si kritik i tij

Këtu thelbi i problemit qëndron tek dy standartet e propagandës së Rilindjes. Sepse, para se Alice Taylor ta kthente pllakën, gjë që është në të drejtën e saj të plotë (kur e kanë bërë aktorë të stërnjohur me emër në këtë vend, apo politikanë të votuar, s’ka pse mos e bëjë një e huaj krejtësisht pa rrënjë këtu), makineria e dizinformacionit të Rilindjes e ka masakruar shkruesen angleze. Ata i hynë deri në shtrat duke i kujtuar se jetonte me një njeri të afërt të Lulzim Bashës, e sulmuan si agjente të Rusisë që punonte për media si Rusia Today, i kujtuan artikuj të veçantë ku ajo nxinte imazhin e Shqipërisë duke thënë se, për policen Ina Nuka, që humbi gishtat gjatë protestave të opozitës, fajtorë ishin drejtuesit e uniformave blu që çonin në demostrata efektivë të papërgatitur. Këtu nuk kishte asgjë të re. Në kohën kur PD dogji mandatet akuza “agjentë të Moskës”, përdorej për këdo që nuk mbronte Edi Ramën. 

Këshilli i Medias gjen 7 shkelje të medias kundër gazetares që qeveria shpalli 'të padëshiruar' - KRYESORE

Intervista për Rusia Today

Kjo i ndodhi edhe blogeres britanike. Pas kësaj fushate të egër mediatike, qeveria shqiptare vendosi ta përzinte nga vendi shkruesen e artikujve në anglisht, ndonëse ajo qe gjashtë muaj shtatzanë. Kolegët e saj akuzuan për këtë vendim të paprecedentë shpifjet se ajo qe një vegël e Kremlinit.

Vetë Taylor shkruajti atëhere: “Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetar dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit”.

U dëbua nga Shqipëria/ Kush është Alice Taylor, blogerja që thur elozhe për turizmin dhe meshkujt e vendit tonë - Aktualitet

Taylor me ish partnerin e saj shqiptar dhe blogu  “Balkanista” 

Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar”, – shkruajti Taylor në mars të 2019.

Gazetarja britanike flet për VOA: Më përzunë nga Shqipëria pasi kritikova qeverinë

Që atëherë rrodhi shumë ujë.  Mbajtësja e blogut Balkanista kaloi një krizë në marrëdhëniet me partneriin e saj që e etiketonin si të afërm me Bashën, fitoi gjyqin dhe rimori lejen e qëndrimit, i zbuti tonet kritike ndaj qeverisë dhe së fundi u përfshi, me mish e me shpirt, për të zbatuar një ide të Edi Ramës për një dialog ndërkombëtar për rregullimin e gjendjes së mediave në Shqipëri, i cili u rrëzua nga të gjithë organizatat e mbrojtjes së lirisë së shtypit.

Pasi ndodhën të gjitha këto, kryeministri vendosi ta ftojë si kritike në episodin e dytë të podcastit të tij që do transmetohet të shtunën. Natyrisht, askush nuk do e akuzojë Alice Taylor se u shit apo tradhëtoi, ashtu siç ironizoi Rama gjatë bisedës. Por ama shembulli i saj për një gjë mund të shërbejë, për të kuptuar se sa fallco është propaganda e Rilindjes për paratë ruse dhe spiunët e Kremlinit.

Së fundi, të njëjtat media që i marrin shkrimet të gatshme nga drejtoria e shtypit në kryeministri, i kushtuan një hapësirë të veçantë podcastit të britanikes me Ramën. Ato i kanë fshirë një pjesë të shkrimeve me akuzat e dikurshme. Ndërsa vetë shefi i qeverisë, që dikur i hoqi lejen e qëndrimit, e ftoi në studio për të bashkëbiseduar si me një kritike.

©Lapsi.al

 

Pjesë nga biseda Rama Taylor

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma…

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor… 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo… Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!

 

 

 

 



22 Comments

    1. Alice idjotja. Bën podkart me Ramën.
      Po tamam tradhëtare. Pse nuk shkon tek pod karti i Berishës.
      Apo i lëpihesh pushtetit.
      Po ja ju lëpive edhe 10 vjet
      Pastaj te baca Berishë do përulesh prapë.

      1. Ca i beme Guerrieros mo?

        Qe i cituam ate qe tha vete ne Twitter?

        Pra qe i jepte intervistat ne kembim te pageses?

        Ca lidhje ka?!

        1. Haha jo mo cne vetem pak te cmendur nga xhelozia dhe pijanece e bete si bete gje tjeter. Edhe pak kurve te deshperuar per leke pffff asigjo mo..
          Ju te paftyre mashtrimin e keni zanat mo.. e keni kthyer ne shkence.
          Genjeshtren e hani me buke, mfal me arragosta. 🖕

          1. I keni zemrat te ngarkuara me urrejtje. Urrejtja ju asgjeson logjiken. Mungesa e logjikes ju ben ta kerkoni fatin tek te tjeret dhe jo tek vetja dhe si rrjedhoje deshtoni. Kjo ju ben te urreni akoma me shume… eshte rreth vicioz negativ…

            Por Ne kemi vetem dashni per Ju.

            🎵🎵🎵
            Ça po meno,
            hajde festo
            është kënga ime,
            është kënga jonë,
            ku është shoqnia,
            ku është dashnia,
            Është Shqipëria!

            💜💜💜
            ✌️✌️✌️

      1. Po diskutojme per podkastet e Rames ketu, jo ato te Berishes.

        Por jam dakord me ty: nuk ka podkast qe te shpetoje Berishen jo vetem nga humbja e thelle, por edhe nga asgjesimi i plote jo vetem i partise, (qe tashme ka ndodhur), por edhe i perpjekjes se tij me te fundit te deshperuar, Levizja Foltorja.

        Gjithsesi shpresojme qe shitja per skrap tek Meta t’i sjelli ndonje kacidhe.

        1. JP komentusi Pd istët ta qifshin familjen me radh dhe së fundëmi edhe ta mu në byth (sumë) a su mbushët me mend akeni pak logjik se ky derr antishqiptari Edi droga shkatëroi ardhmërinë e rinisë shqiptare

          1. Ne fakt te flasesh per logjike ti qe shkruan me kete gjuhe… eshte cudi e madhe! 😅😅😅

            PD-istat nuk qijne dot as grate e tyre se i ka tredhur Berisha dhe tani po i tredh Meta.

            💜💜💜✌️✌️✌️

    2. Shanim grida prostin, se i beri lesh me politik, me diplome qe ka, me vipllekun e modes. Prostituta Edvin Rama ja merr ne kthes grides, ka tv. Tani ka dhe pordhkast ku flet vet dmth pjerdh vet.

  1. E kapi dhe kjo nje cope shqiperie me pamje nga deti. Ikni nga syte kembet o shqiptare dhe bejini vend palacove te nevojshem.

  2. Ore shqiptarë të mirë , por edhe ju zuzarë të kastdrogës , kur do ta merrni seriozisht kartelën e tij prej psikopati, ore është i çmenddddduuuurrrr , e tani rreth të 60 dhjet(r)ave ka lajthitur fare nga marazi se asgjë më në qënien e tij njerëzore e trupore nuk funksionon , përveç asaj të thithjes së dozave , që e bëjnë sa sharlatan gallatazhi, aq edhe trim për të realizuar planet djallëzore të tij dhe bandës rilindase , si pasardhës të baballarëve kriminelkomunista dhe e shikoni se ku e kanë katandisur vendin .

  3. Por të paktën ia arritëm ditës të shohim Berishën që bën thirrje të mos votohet Partia Demokratike! Kjo është faza e parë e rrënimit, por fjalën e fundit e ka drejtësia jonë që duhet të nisë ndonjë hetim apo t’i kthejë ndonjë përgjigje Uashingtonit që kërkon që non-gratat të hetohen këtu.

  4. Kjo “gazetare” që i deklaron Ramës se nuk e ka dashur Anglinë dhe kur e kujton sjell ndërmend ngjyrën gri, sigurisht që është angleze me letra, jo me gjak e origjinë.

    Askush nuk mund të flasë kështu për vendin e vet, madje publikisht.
    Në Google ka një Alice Taylor, artiste e vjetër që ka vdekur, por kjo “gazetarja” apo “blogerja” është klon…

  5. Pas kësaj “anglezes” radhën tek Rama për “Flasim” e ka blogerja ruse e apasionuar pas bazave ushtarake, sepse edhe ajo nuk e dashka Rusinë dhe kërkon të mos shkojë në “vendin e saj”.

    Tërë qeniet e çuditshme “dashurojnë” Shqipërinë, ndaj edhe qeverisë i ka mbetur veç të zbrazë vendin nga shqiptarët…

  6. Berisha duket se ja ka besuar strategjinë e tij të mbrojtjes, një mashtruesi të certefikuar italian si Longinotti, duke e ç’bërë imazhin e tij si kryeministri që futi Shqipërinë në NATO dhe si presidenti i parë i post komunizmit duke e zhndërruar veten në një sharlatan dhe mashtrues përsëritës.

  7. Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, i cili akuzoi Bashkinë e Tiranës për “lidhje me iranianët tek inceneratorët”, rezulton se ka bërë biznes me Paro Laçin, krahun e armatosur të Sali Berishës.

    Longinotti shfaqet ortak me Paro Laçin te kompania Alinat Wealth Managmend, – raporton Hashtag.

  8. O ju bythepalare, nga e njihni kete vajze angleze me emrin Alice. Apo sufllaqexhinjte kaluan nga krahu tjeter. Po keni surrat ju o pacavure qe as pasqyra nuk ju do! Po rrini ore dhisni aty te vrima e halése qe as banjo s’quhet. O viktima te vetevetes. Turp te keni. Po ju qini bythen tuaj po ta kishit karin me te gjate. Kaq te ndyre jeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *