• |
ide | kryesore

Dhënia e shtetësisë shqiptare, Ministria e Brendshme propozon disa ndryshime

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë, që i lejon të huajt të pajisen me shtetësinë shqiptare.

Një prej tyre, sipas relacionit ka të bëjë me fëmijët e porsalindur. Ata mund ta marrin shtetësinë shqiptare menjëherë vetëm me pëlqimin e të dy prondërve dhe pa pritur të mbushin moshën 18 vjeç, siç ka qenë deri më tani. Në relacion, citohet se për shtetasin e huaj që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e prindërve, ose kujdestarit ligjor. Ndryshe nga më herët, shtetësinë shqiptare me ndryshime e reja të propozuara nga ministria, të huajt mund ta përfitojnë edhe nëse nuk zotërojnë njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër ndryshim është edhe heqja e kriterit kufizues të moshës 18 vjeç për përfitimin e shtetësisë shqiptare. Kjo do të bëhet e mundur kur personi që kërkon të marrë shtetësinë në vendin tonë nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare në Shqipëri. Por edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

Të gjitha këto propozime janë dërguar për konsultim publik. Projektligji pritt të diskutohet nga deputetët në komisionet parlamentare deri në votimin e plotë të tij në seancë plenare.



4 Comments

  1. Me ndryshimet e ligjit për shtetësinë hapet shtegu për pasaportat e arta, të cilat do të jepen në emër të “interesave kombëtare të Shqipërisë” , se kështu thotë ligji i ndryshuar.

    Perla tjetër janë fëmijët nën 18 vjeç që “bëhen shqiptarë ” duke u bazuar në kërkesën e prindërve apo kujdestarit ligjor.

    Madje për t’u bërë “shqiptar” nuk ka nevojë të dish gjuhën , të kesh njohuri për vendin, apo të tjerë elemente bazike që kërkohen në SHBA dhe Europe.

    Rilindja po e “popullon” vendin, ndonese e zbraz nga shqiptarët e vërtetë, ndaj dhe fenomeni është politik e aspak rastësor ose ekonomik…

  2. Ore qe Ridhjerja eshte thellesisht anti shqiptare, vetem moterqirat dhe patronazhistet qe marrin rroge 60,000 leke dhe u shesin motrat Ahmetajt nuk e kuptojne ose e mohojne.

    Jo se Sali Berisha eshte burr, se bastard eshte, por entitet me anti kombetar se zarat e cifuteve Rama dhe Veliaj nuk ka.

    Prandaj hapi I pare I heqjes se kesaj mortje eshte 14 Maji.

    Por nje gje ta dine edhe militantet dhe maloket e PD-se, qe njerezit e mbajne mend mire reprezaljen qe u be ne 2005 me malokerine dhe vendet e punes,.keshtu qe shuplaka kthehet shpejt.

    Eshte keqardhje e madhe qe nuk kemi alternativa te tjera pervec Rames dhe Sales.

    Sala mbas 14 majit te japi doreheqjen dhe te vije nje kryetar I ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *