Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi situatën e pandemisë në vend. Në njoftim raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19 nga 255 testime të kryera.
Gjatë këtij harku kohor, nuk janë regjistruar viktima. Rastet e reja janë shënuar 10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos. Janë 172 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 15 Prill 2023)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255
Testime totale 2,052,720
Raste pozitive 334,070
Raste të shëruara 330,294
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,604