• |
ide | kryesore

“Ndoshta babai i punon në stacionin e trenave se i binte bilbilit gjithmonë”: Shensoi shpërthen kundër arbitrit

-Instant, Sport
Shensoi



“Erdha këtu për të bërë lojë të bukur. Doja të ndihmoja futbollin shqiptar. Arbitri nuk na lejoi aspak që të luajmë futbollin tonë. E prishi futbollin me ato ndërprerje dhe bilbil. Ndoshta babai i tij punon në stacionin e trenave, pasi i binte bilbilit gjithmonë. Duhej ta kishte lënë lojën më të lirë”. Naxhi Shensoi është një furi, pas 2-2 me të cilin ekipi i tij barazoi me Teutën në shtëpi. Tekniku kosovaro-turk nuk e pranon dot mënyrën si u drejtua ndeshja, rezultati i të cilës e mban në zonën e rënies nga kategoria.

Sidoqoftë, në aspektin e nivelit të kundërshtarit, Shensoi është i kënaqur: “Teuta është ekip i mirë, nuk ka nevojë për t’u ndihmuar nga arbitrat. Ata kanë ekip të mirë, kanë trajner të mirë. Arbitrat më mirë të na japin një penallti ose dy penallti kundër që nga fillimi, se të na dëmtojnë në 90 minuta”, përfundoi Shensoi.

Lexo më tej: Video/ Santos me roveshatë shpëton nga humbja Bylis: 4 gola për 1 pikë në Ballsh, me Teutën që i falet L. Vilës

MARTINI: “KUR NUK SHËNON, E BËN AI TJETRI”

“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Golat nuk erdhën nga një lojë e ritmit të lartë. Gabuam me Grudën në atë mundësi, duhej ta kishim vrarë ndeshjen. Ky është futbolli, kur nuk shënon, shënon ai tjetri. Nuk duhej ta humbnim për asnjë arsye këtë ndeshje, por nuk jam i kënaqur”. Edi Martini e ka të qartë se rezultati i marrë në Ballsh është shumë i rëndësishëm. Por tekniku shkodran e di gjithashtu se Teuta e tij është larg të qenit e sigurtë. Ndeshja e shtatë radhazi pa fitore dhe zona e sikletshme playout.

Martini kapet edhe me fatin e keq: “Nuk kemi pasur dhe fat. Goli që shënoi Santos është një gol që shënohet njëherë në 100 vite. Duhet të përmirësohemi më tepër para porte. Kjo është fushë e vështirë, nuk të lë që të zhvillosh lojën tënde” e mbylli tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *