• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë ka ndodhur me Bridget Fonda, yllin e filmit të Tarantinos

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
Fonda



Bridget Fonda, aktorja e famshme e viteve 90-të, duket se është transformuar krejtësisht nga ajo që admiruesit e kinemasë kanë në mendje. Thuajse e panjohur ajo u fotografua në Los Angeles të Kalifornisë të premten e kaluar.

Ish-ylli i Hollivudit, tashmë 59 vjeç, u tërhoq nga aktrimi në vitin 2002 pasi kishte marrë pjesë në një sërë filmash të vlerësuar nga kritika. Që nga ajo kohë daljet e saj në publik kanë qenë mjaft të rralla. Këtë herë ajo u fotografua me një pulovër të bardhë, palë pantallona të zeza dhe atlete ngjyrë deti.

Running errands: Fonda held a cellphone in her hand and a stack of papers in the other as she ran errands

Nuk mungonin aksesorët dhe një çantë e zezë. Nënë e një fëmije duket tashmë nuk e ka problem të dalë në rrugë pa bërë grim, të bëjë pazare dhe të shijojë ditën me diell. E martuar me muzikantin Danny Elfman, 69 vjeç, të dy kanë djalin e tyre 18-vjeçar, Oliver.
Fonda
Për herë të fundit ishte fotografuar në shtator 2022 dhe përpara kësaj vetëm në vitin 2009, gati një dekadë më parë. Në atë kohë mori pjesë në premierën e filmit të Quentin Tarantino për Luftën e Dytë Botërore, “Inglorious Bastards”. Thuhet se Fonda doli vetë nga fokusi i vëmendjes në mënyrë që të fokusohej në rritjen e djalit të saj duke jetuar në një fermë në Santa Barbara.

Fonda vjen nga një linjë e gjatë aktorësh të famshëm. Gjyshi i saj është ylli i njohur i kinemasë, Henry Fonda, babai i saj është aktori Peter Fonda dhe tezja e saj është ikona e njohur, Jane Fonda.

Bridget filloi të aktrojë që në moshën 4-vjeçare në vitin 1969. Ajo la gjurmë në botën e aktrimit gjatë viteve ’80 dhe ’90 pasi rrëmbeu rolet kryesore në një sërë hitesh të asaj kohe.

Throwback: The former Hollywood star shot to fame during the 90s when she appeared in a string of movies, including Quentin Tarantino's 1997 film Jackie Brown (pictured) however she retired from acting in 2002

Ajo u shfaq si protagonistja Allison ‘Allie’ Jones në thrillerin e vitit 1992, “Single White Female”. Po atë vit, ajo u shfaq së bashku me Matt Dillion në komedinë romantike “Singles” të drejtuar nga regjisori Cameron Crowe.

Në vitin 1997, Fonda bëri bujë në ekranin e kinemasë me Robert De Niro, Samuel L. Jackson dhe Pam Grier në dramën kriminale të Tarantinos, “Jackie Brown”.

Të vlerësuara kanë qenë edhe rolet e saj në dramën “You Can’t Hurry Love”, komedinë “Shag”, më pas në “The Godfather III” (së bashku me Al Pacino dhe Diane Keaton), filmin aksion “Point of No Return”, thrillerat aksion “Kiss of the Dragon”, “The Whole Shebang” në 2001 si dhe në filmin televiziv “Snow Queen”.

Në vitin 2003, ajo u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik pasi makina e saj doli nga rruga teksa po binte një shi i madh. Ajo vuajti nga një frakturë e lehtë e dy rruazave të kraharorit, por sipas BBC u shërua plotësisht.

Më pas ajo vendosi t’i jepte fund karrierës së saj të aktrimit në mënyrë që të krijonte një familje me bashkëshortin e saj, Danny, i cili ka edhe dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Geri Eisenmenger. Çifti solli në jetë djalin Oliver në 20050-ën. Në vitin 2020, çifti shiti dy pallatet e tyre në Los Anxhelos për një çmim prej 14.6 milionë dollarësh dhe u zhvendos në një fermë.

Fillimisht ata planifikuan të qëndronin atje vetëm për 1 muaj gjatë karantinës, por përfundimisht vendosën ta bënin atë shtëpinë e tyre të përhershme. ©Marrë nga Daily Mail, LAPSI.al

Family: It's been said that Fonda stepped out of the spotlight so she could focus on raising her son Oliver, now 18 - whom she shares with husband Danny Elfman, 69 - and the family has been living on a ranch in Santa Barbara

Back in the day: In 1997, Fonda graced the silver screen with Robert De Niro, Samuel L. Jackson, and Pam Grier in Tarantino's crime-drama Jackie Brown; Grier, Jackson and Fonda pictured in a still



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *