• |
ide | kryesore

Surpriza në dhomat e zhveshjes dhe arratisja titull, Shehi: “Kjo është dhurata më e madhe”

-Instant, Sport
Shehi



“Kur luan i fundit dhe të tjerët kanë bërë rezultatet e tyre, kjo të shton pak dëshirën, por edhe presionin. Këtë kemi kërkuar të menaxhojmë. E dinim që ishte ndeshje e rëndësishme me kundërshtar shumë të fortë. Një ndeshje mes rivalësh, komplimente skuadrës për reagimin. Ndeshja shkoi 0-1, por shpirti i sakrificës, e karakteri, bënë diferencën. Kjo skuadër nuk di të dorëzohet edhe pse nuk jemi perfekt. Kemi edhe ne gabimet tona”. Orges Shehi është i lumtur pas fitores 2-1 të Tiranës së tij përballë Egnatias. Tani titulli është më pranë dhe për më tepër edhe Kristal Abzaj është zhbllokuar. Pikërisht atëherë kur bardhebluve i duhet më shumë: “Jam shumë i kënaqur për Abazajn se e kam thënë që po na ndihmon me gjendjen që ka. Po stërvitet me sakrificë për të qenë në fushë. Me egon që ka pres sinjalin e tij kur do të dalë, e kam thënë që nuk është as në 70%. Sot tregoi që bën diferencën. Jam i lumtur që pas këtyre peripecive kthehet në lojtarin kyç tonin, duke shënuar dy gola”.

Lexo më tej: Video/ Dygolëshi i Kristal Abazaj përmbys Egnatian: Tirana vendos një dorë te titulli, +5 nga Partizani

100 ndeshje në pankinën e Tiranës, një titull kampion i fituar dhe një tjetër pothuajse. E pas triumfit në fushë kundër Egnatias, tekniku Shehi ka marrë një surprizë edhe në dhomat e zhveshjes: “Kur hyra në dhomat e zhveshjeve, lojtarët më bënë surprizë. Kam 100 ndeshje me Tiranën dhe mendoj se është arritje. E për këtë jam i kënaqur dhe i lumtur, me të gjithë bashkëpunëtorët e stafin për këtë rrugëtim. Lojtarët më dhuruan një fanellë me emrin tim me numrin 100. Patjetër që dhurata më e bukur ishte fitorja, i bëmë dhuratë vetes, mundit e djersës tonë. Kjo është dhurata më e madhe”, zbuloi Shehi.

TETOVA: “MË MIRË I KUQ SE LA ABAZAJN TË SHËNONTE”

“Në pjesën e dytë morëm një gol që lojtari mund të bënte faull dhe të ndëshkoheshe. Më mirë një i kuq, sesa e la të shkonte te goli. Më vjen keq për djemtë sepse u munduan deri në fund, por pa ja arritur qëllimit”. Edlir Tetova nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen, që e përjashton përfundimisht nga cështja e titullit. Egnatia u dorëzua 2-1 përballë Tiranës, pavarësisht se kaloi e para në avantazh: “Më vjen keq. Sot nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Mbas golit të 1-1 ishte një episod kundërsulmi që mund të kishim shkaktuar faull. Do të mbroheshim me 10 lojtarë dhe nuk e di si do shkonte ndeshja. Sa i përket lojës në pjesën e dytë e kemi pasur topin nën kontroll. Megjithatë djemtë e mi dhanë maksimumin dhe unë jam shumë i kënaqur” tha Tetova.

Në lidhje me të ardhmen tekniku është i qartë: “Është viti i parë. Unë jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës. te goli i parë ishte model. Më vjen shumë mirë për djemtë, por na duhet vazhdimësi. Duhet të jemi më të fokusuar te detyrat. Kjo është një vazhdimësi e asaj kontrate që kam bërë në fillim, sepse klub i besoj te projekti që kam dhënë. Besoj që në vazhdimësi, sidomos pas këtij sezoni do të jetë një Egnatia krejt ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *