• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ushtari rus goditet me snajper në kokë, por shpëton mrekullisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
snajper



Pamjet e pabesueshme tregojnë momentin kur një ushtar rus “mashtroi vdekjen” pasi u godit në kokë nga një plumb me snajper. Luftëtari, pjesë e Wagner, grupit paraushtarak pro-Putin goditet nga plumbi teksa qëndronte në këmbë. Pas lëviz dhe u thotë kolegëve të tij se i duket se është “gjallë”. Teksa shokët e tij fshihen pas një muri të shkatërruar, koka e burrit mund të shihej qartë nga snajperi.

Plumbi godet kamerën Go-Pro në helmetën e tij, duke e lënë edhe atë përkohësisht të trullosur dhe konfuz. Ngjarja ka ndodhur në zemër të zonës së luftës në Bakhmut, thuhet në një raport. Forca e plumbit e lëkund atë dhe flak tej kamerën. Po të ishte një centimetër më poshtë, ushtari do të vritej menjëherë. Një tjetër ushtar rus, qartësisht i mahnitur nga ngjarja e kolegut të tij, thotë: “Njeri me fat”.

“Hajde, largohu, tërhiqu”, – bërtet më pas një tjetër ushtar, duke u përpjekur ta çojë shokun në një vend më të sigurt. Ata pastaj e pyesin atë, qartësisht në mosbesim: “A je gjallë?” “Po, duhet të jetë gjallë,” – thotë ai duke ngritur supet dhe duke mos i besuar fatit të tij. Më pas mund të dëgjohet një zë duke bërtitur dhe duke paralajmëruar se skuadrilja është në syrin e mbrojtësve ukrainas.

“Një snajper po punon! Një snajper po punon!” – dëgjohet një ushtar duke thënë. Videoja u kap nga një korrespondent i RIA Novosti, i cili po shoqëronte pushtuesit rusë. Kjo ngjarje vjen pasi analistët dhe zyrtarët rusë thanë të premten se beteja për Bakhmut po nxehet përsëri. Për 8 muaj e gjysmë, qyteti lindor i Ukrainës ka qenë skena e luftën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *