• |
ide | kryesore

Ç’kërkonte Glover tek Berisha?

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori thyerja e embargos ndërkombëtare ndaj Berishës prej shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover. Dikush i kujtoi mbikqyrëses së garës elektorale se ajo po shkelte pragun e zyrës së një “non grat-e”, ndërsa dikush tjetër se ajo për dëgjonte me durim një recidivist (ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë dikur) të shkatërrrimit të zgjedhjeve në këtë vend.

Por, përtej këtyre polemikave, që mund të nxisin kërshërinë e lexuesve në kërkim të sencacioneve, prezenca e Glover në selinë e opozitës reale, ka shumë më tepër rëndësi sesa marëdhënia e saj e ndërlikuar me ish presidentin e vitit ‘96, apo deklarata se ajo priste me kënaqësi ta riakonte sot.

Lexo me tej:

14 maji/ Përfaqësuesja e ODIHR, Audrey Glover në selinë e PD, takim me Berishën 

Vizita e saj në ish godinën e SHQUP dëshmon për kotësinë e misionit që ka marrë përsipër. Ndonëse as Berisha, as Meta nuk duan ta pranojnë -sepse ata kanë përveshur mëngët në një betejë ku po reken të korrin një humbje sa më të vogël-, zj. Glover, është vëzhguesja qesharake e një farse me rezultat të përcaktuar. Partisë që ajo ka vizituar sot, megjithëse njihet botërisht si opozita reale, i është hequr kjo e drejtë nga gjykatat dhe nga KQZ-ja. Ajo është zhveshur nga mundësia për të konkuruar me flamurin dhe siglën e saj (të marra nga disa karragjozë që nuk dolën dot me kandidatë as në ⅓ e bashkive). Ajo është privuar për të pasur komisionerë, kohë televizive dhe finacimin që ligji shqiptar i jep forcës që ngërthen alternativën e vërtetë ndaj pushtetit.

Pra që këtu, në një mjedis ku, faktorët e tjerë: arbitrat e zgjedhjeve, taksat e publikut për partitë dhe media po përdoren kundër opozitës, mund të flasësh vetëm për votime dhe jo për zgjedhje. Në këtë kuptim, ç’do përpjekje për të parë se mos qeveria po shkel reguallat e garës, mos ajo po kërcënon administratën apo po përdor fondet shtetërore për fushatë janë gjëpura prej idiotësh të dobishëm, që harrojnë ujkun dhe kërkojnë gjurmët. Këtë rol po bën edhe Audrey Glover duke e kuptuar më mirë se cilido, që gara e 14 majit nuk mund të jetë as e ndershme as e drejtë. Në një konkurim ku opozita reale privohet nga të drejtat bazike, të bësh vëzhguesin e ODHIR-it është absurde.

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD 

Çfarë rëndësie ka të monitorosh sjelljen e televizioneve, kur AMA është e detyruar të gjobisë ato ekrane që do pasqyrojnë betejën e vërtetë (Psh, në Tiranë, atë mes Veliajt dhe Këlliçit dhe jo Bejkos)? Çfarë interesi ka të vëzhgosh rolin e komisionerëve, kur ata janë 6 me 1 në favor të Ramës? Çfarë shprese mund të kesh tek Kolegji Zgjedhor kur ai vendosi se opozita e vërtetë është ajo që ka kryetar Lulzim Bashën?

Në këto kushte nuk i’a vlen, as të mbash shënime për shkeljet, as të hartosh rekomandime për të ardhmen. Ata që vranë zgjedhjet pa filluar ende gara e kanë bërë absurd edhe rolin e Audrey Glover. Prandaj pyetja se ç’kërkonte ajo te Berisha, nuk ka lidhje as me qënien e tij non grata, as me raportin e tyre në të shkuarën. Ajo mbi të gjitha ngre problemin e kotësisë së vëzhguesve për këto votime.

©Lapsi.al



33 Comments

  1. Sakte! Guximi i shprehjes se asaj qe duket qarte eshte vlera me e madhe qe nje analist i ben publikut!

    Te tjerat jane ODHIR-e…..

  2. Zonja Glover dikur në 96 ishte fryrë nga propaganda e ish komunistëve që në të gjithë Europën deri në Amerikë ngritën mashtrimin se në Shqipëri është instaluar qeveri fashiste.Realizuan dhe skenarin e tërheqjes nga zgjedhjet dhe kaq i desh që dhe zonja Glover si e majtë që ishte mori atë sulm ndaj Berishës.Koha tregoi që gjithë ato përplasje çuan që kjo zonjë të reflektojë në kohë në zgjedhjet e tjera.Zgjedhjet lokale 96 i fituan demokratët. Këtu fillon dhe reflektimi.Pastaj revolucioni komunist 97 me ndihmën e grekoamerikaneve miq të socialistëve dhe të ashtuquajturat zgjedhje që nuk ishin të tilla.Dhe pastaj që 2001. Prapë zgjedhje të vjedhura.Dhe kjo zonjë i bind se dalë nuk janë hajdutë demokratët të zgjedhjeve por qekan këta ishkomunistë. Dhe pas 10 vjet të Rilindjes në pushtet jo vetëm pati bindjen por bëri goxha raport për 2021.Dhe me këtë bindje duke qenë se e kuptoi më së fundi që Berisha është burrë shteti dhe përfaqësuesi i vërtetë i opozitës.Se sa do ndihmojë për të parandaluar prapë një masakër tjetër kjo ngelet për t’u parë.Sinjalin e dha në disa drejtime. Kundër marksistëve amerikanë dhe kundër sektit kriminal që quhet gabimisht rilindje.

  3. Po cfare te bejme Bushat?
    Ta shajme apo ta mbrojme,ta dhjesim apo ta qerasim.
    Nuk ka bire kurve qe ja gjen dermanin shqiptareve.
    Akoma nuk kemi date krijimi si shtet(bej ndonje shkrim Bushat per kete gje)
    Shkrim per kohe dreke.

  4. Te gjitha keto jane te verteta qe thote Bushati, por ama jane te drejta. Mjaft me kete opozite
    grindavece qe nje e dy kerkon pushtetin. Opozita qe duhet eshte ajo e Alibeajt, nje opozite
    qe gezon mbeshtetjen amerikane pavaresisht se sot per sot nuk ka asnje mbeshtetje nga
    elektorati opozitar. Shqiperia eshte e vogel dhe nuk e ka luksin e nje beteje pozite-opozite
    sic kerkojne ta bejne nongratat. Prandaj jo me kot edhe faktori nderkombetar po e mbeshtet
    Ramen qe te perdori gjithe mekanizmat qofte edhe jo shume te ligjeshme qe per te shmangur
    opoziten nga marrja e pushtetit edhe ne qoftese populli i voton. Ata e dine, ashtu sic e dime
    edhe ne qe Rama dhe qeveria e tij eshte e korruptuar deri ne fyt dhe po shpopullon Shqiperine
    por ama ka krijuar stabilitet qofte edhe me dhimbje per sa i perkeqsimit te nivelit te jeteses
    dhe shkeljes se te drejtave te qytetareve.

    1. I paemer i 20:17, ti mer daku me keto tru qe paske po me duket ja kaloke dhe Pali Miskes per nga komunisti i rrotkarizum qe qenke. ” Ka krijuar stabilitet qofte dhe me dhimbje per sa i perket perkeqesimit te iveit te jeteses dhe shkeljes se te drejtave”, pupupupupu edhe vete e konstaton kete tiran dhe mezi pret ta votosh, kete vetem sperma e nojjugosllavi mund ta beje vallaj.

    2. Te paemrit te ores 20:17 . Ti po thua qe e dime qe rilindja eshte m… por do ta hame. Epo ju befte mire – eshte urimi im.

  5. Është një vizitë për të treguar se çfarë është pas 27 vjetësh nga vjedhja e parë e zgjedhjeve Sali Berisha. Është një njeri që vazhdon të vuajë atë që ka nisur 27 vjet më parë kundër SHBA, kundër ODIHR dhe mbi të gjitha, kundër sistemit të demokracisë në Shqipëri, si minues i madh i saj.

    Që ta kuptojmë këtë, duhet një vizitë si kjo e zonjës Glover, e cila duket se nuk ka ndërmend të iki nga kjo jetë, pa certifikuar çdo orë të keqe të Sali Berishës në jetën e tij politike. Si kjo e sotmja.

  6. Andi Bushati thotë një të vërtetë të madhe: “nuk kemi zgjedhje, por votime” , madje me rezultat te paracaktuar, + ose – 1…

    Pra, Perëndimi po bën një sy qorr e një vesh shurdh ndaj regjimeve autoritare se ka halle gjeopolitike, ndërsa “demokracinë ” e shumë reklamuar ua ka lënë disa organizmave ndërkombëtarë, fondacioneve e klubeve politike të “shoqërisë së lirë ” për raporte pa fuqi detyruese…

    Mjafton që Skenderbeu mbetet në sheshin e Tiranës e foto e Ramës mbush qytetin, (“Skënderbeu i rilindur”, sipas Elizes në botën e çudirave) dhe Shqipëria ecën vetë .

    Qokat e ndërkombëtarëve për 14 majin janë pjesë e teatrit, ndaj mbetet vetëm për të parë se a do të rrinë shqiptarët spektatorë të tragji-komedise në kurriz të tyre…

  7. Po kjo dihej o Bushat. Ka kohe, me shume se nje vit, qe te gjithe po thone pikerisht kete. Si gjithmone, si policit qe i kujtohet te qeshe nje jave pas me barcoleten, edhe ti i kap gjerat nje vit me vonese. Je dhe i surprisuar pale :).

  8. Ne jemi nje vend i vogel dhe duhet te shikojme nga Amerika dhe jo nga Berisha, Kur Amerika
    thote mos votoni Berishen por Ramen ne duhet te ndigjojme Ameriken .
    Amerika e di se Rama dhe qeveria e tij eshte e korruptuar koke e kembe, Amerika e di se
    Rama i blen votat, e din se ka marre te gjitha pushtet duke perfshire drejtesine, e di se ka
    blere mediat dhe ka korruptuar ambasadore e zyrtare te larte te huaj, e di se perdite e
    me teper po e ul nivelin e jeteses per shumicen e popullit dhe po largon te rinjte nga
    Shqiperia por ama e di gjithashtu se Rama nuk ka ngrit kompe shfarosje per kundershtaret
    politike apo per hebrejte sic bente Hitleri, nuk ka bere masakra si ajo e Recakut apo e
    Serbrenices sic beri Miloshevici apo nuk ka nis nje agresion kunder nje vendi fqinj sic po
    ben Putini ne Ukraine. Keto jane te mjaftueshme qe Amerika dhe per hir te Amerikes edhe
    ne ti falim ndonje gabim, te bejme nje vesh shurdh e nje sy qorr persa u perket zgjedhjeve
    te 14 Majit apo ato parlamentare te vitit 2025. E rendesishme eshte te mos vije Berisha
    ne pushtet dhe jo cfare ben Rama me pushtetin, e rendesishme eshte ke don Amerika
    dhe jo ke duam ne. Se po te jete per popullin , Rama do kish ikur me kohe, po ja qe Amerika
    mendon me mire per ne dhe na meson se ke duhet te votojme. Faleminderit USA.

  9. VOTA TREGON NJE FORCE E TE DREJTE TE PADISKUTUWSHME NE DEMOKRACI. VLERESIMIN E BEN NJI POPULL KUR WSHTE I LIRE MENDERISHT E LIGJERISHT. KETO TE DYJA, NE VENDIN TONE PO THUAJ JANE XERO, DHE PSE, SEPSE POSHTRIMI LIGJIT TE KUALICIONEVE, PUSHTIMI I INSTITUCIONEVE NGA PUSHTETI,OFIQET E NDALUARA, PATRONAZHISTET, DISINFORMIMI PERCARJA ME LIGJE TE INTERPRETUARA ME URDHER TE DIKTATOORIT QE, PERCARJA OPOZITES, TI SHERBEJE SEKTIT.KESHT, E NE KETE MENYRE MUND TE THEMI SE VOTIM MUND TE KETE NGA FORMALIZMI, POR ZGJEDHJET I BEN QEVERIA, PRA POPULLI ESHTE I SHTYPUR, NEN KETE GJOJA DEMOKRACI. PERSA I PELQE DISAVE, SE DO AMERIKA, KERKO AMERIKA QE BERISHA TE ELIMINOHET NGA POLITIKA, KA NGA PAS ELIMINIMIN EPDse,KUR DIHET SE AI SOT , PER SOT ESHTE LIDER POLITIK E UDHEHEQES I PA KORRUPTUAR NGA SEKTI.KUSH VOTEN IA JEP ASAJ, ESHTE VOTE PER DEMOKRACINE, E ASKUSH , KUSHDO QOFTE AI, PERFAQESUES APO PERSON DIPLOMATIK NUK MUND TE PERCAKTOI TE ARDHMEN E NJI PARTIE NE SHTETIN TJETER, SE KE TE ZGJEDHIN. NE NUK JEMI SHTET NEN GOVERNIN E AMERIKES APO KUSH DO. JEMI, KEMI QENE ME PRO AMERIKAN E PERENDIMORE,POR ME INTERVENIME, KOMANDIME PARTIAKE PER TE MBAJTUR NE KEMBE NJE SHTET TE DEGRADUAR, E KORRUPTUAR DER NE PALCE, E VERTETUAR ME RRAPORTET E NJEPASNJESHME NGA VETE QEVERITE E TYRE, KA BRENDA KONTRADITE NE OPINIONIN BRENDA POLITIK NGA POPULLI.AMERIKA NUK KA NEVOJE TE MESOHET NGA NE, POR NE DIME SE DEMOKRACIA AMERIKANE I ZGJIDH POLITIKAT ME LIGJ E DEMOKRACI.DO ISH ME E MIRA NEUTRALITETI, APOARBITER SE SA BENI SI THEM UNE, SE PASTAJ,,,,, KU PO VEMI.

  10. Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

    E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon llogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

    Janë të gjithë në radhë për SPAK. Cecenet shpellkare kane 30 vjet qe shkerdhejne motrat mamate vajzat per ta shtuar kete rrace te ndyre qe eshte ne sherbim te enveristit salih berisha

  11. O i pa emër 12:20 ti shqiptar nuk je ti je një përzierje rusoserbe prandaj flet me kaq mllef për shqipëtarët.Ki kujdes se do t’a gjesh nga ata çeçenë të vërtetë që jetojnë në Rusi se ata me rusët i kanë do probleme pra dhe me ty një zvarranik rusoserb.

  12. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.Ju jeni cecene nga menyra si jetoni ne tironen tone o kurve

  13. U KA NGEL GJERIZI ,,,CECENE, KETYRE QE JANE HETEROGJENE NE ORIGJINE E KARAKTER. TE PERCMOSH GJYSMEN, APO WDHE ME SHUME TE POPULLIT,GJOJA ME NOFKEN CECENE TREGON MISKINITETIN NJERZOR TE SEKTIT, APO KETYRE QE MUNDOHEN ME MBROJT NJE SEKT QE E TERE BOTA E NJEREZIT NE VEND E KANE MARE VESHT SE NGA KUSH PO QEVERISEMI QE NGA DHJETE VJET. E PRA KJO RRACE, KY SEKT ESHTE ANTI KOMBETAR, PERCARES, E INTERNACIONALIST NIHILIST. IA KAM THENE, KJO ESHTE RRACA KURVIT, E BANDITESH QE NA HIQEN SI ELITE NDAJ TE TJEREVE,PA PIKE TURPI VIGJEROJNE SI SUPERIORE NDAJ PJESES TJETER, POR ME KETE VEPRIM E MENYRE DUAN TE MBULOJNE APO TE TYMOSIN OPINIONET E BINDJET E NJEREZVE TE FTOHEN NDAJ QENDRIMIT NDAJ PUSHTETIT PUSHTUES, QE SOLLI VESET ME OBSKURANTE NE DREJTIM TE SAJ. PRANDAJ JANE EGERSUAR HIJENAT E KUQE, APO KODOSHET TRASHEGIMTARE.

  14. “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.

    Sipas të dhënave të kësaj blerje, vetëm skena, pajisja e saj, pa transmetimin dhe “aksesorët” e tjerë, ka kushtuar 100 mijë euro. Po nga vijnë paratë që kanë si adrësë shtëpinë e Sali Berishës?Mos e fsheh llagapin o Xixa diku e vendos diku e zhduk o ceceni shpellkar Xixa kurve enveriste

  15. Sali Berisha ka shërbyer për mbi tridhjetë vjet në Banketin Politik Shqiptar janë dëshmi e palëkundur e faktit se kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një individ politik të rremë, gënjeshtar, hipokrit, të pagdhendur, harbut dhe të dëmshëm. Siç e pohoi me krenari para disa ditësh, ai qenkesh bërë qysh pesë vjeç njësh me pushkën si mjet vrasjeje dhe jo me librin si mjet dijeje apo me çiftelinë si mjet hareje, gëzimi dhe nderimi.

    1. Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën.Qetsou o Xixa cecen se fushata sa ka filluar,kujdes me Haloperidolin e salihut,ti asnjehere nuk thua asgje pervec shkonja kapitale pa kuptim ne shekullin 21,ti je akoma te haxhi qamili

  16. O BAJGE, DOBIC, QE AS EMER SKE, XIXA TI KA THENE E TE PIKTURON CDO DITE FYTYREN E KARAKTERIN TEND TE DEGRADUAR E DALE BOJE. MOS BENI LLOGARINE E MITINGJEVE, POR BENI LLOGARINE E VJEDHJEVE KOMBTARE QE KENI BERE NE KETO VITE PUSHTIMI. POR JU HAJDUTE NA KUJTONI FABULEN E ATIJ HAJDUTI QE NDIQEJ, E PER TU FSHEHUR THERRISTE KAPENI, KAPENI HAJDUTIN.KETO, KJO RRACE INI.

  17. Inçeneratoret , becheti , gjermanet e portit te durresit, fushat e naftes qe ju hoqen amerikaneve dhe ju dhane ruseve te deripaskes , transporti publik i erjonkes qe nje dit po e nje dit jo ofron nje aksident skandaloz mes tiranes etj do duhet te shikohen si burime thithese te parave publike jo manifestimet e opozites …

    1. Ai që desh më mbyti si antiamerikan në një debat, ishte hetusi që më çoi në qeli si filoamerikan. Më proamerikanët e sotëm janë antiamerikanët e djeshëm komunistë bashkë me sorollopin e tyre. Rroftë BS, Rroftë Kina e Madhe, Rroftë Enver Hoxha. Rroftë Amerika,, Rroftë Edi Rama. Shkurt rrofshin (dhe moqofshin) gjithë RROFTËT.

  18. ai që i thonë themeluesi dhe udhëheqësi historik i PD-së, ai në histori mund të hyjë si misionari i Komitetit Qendror të Ramiz Alisë, po jo i demokracisë.

    Berisha ishte besnik jo vetëm ndaj Ramiz Alisë, por edhe Enver Hoxhës. Ishte shumë besnik ndaj mënyrës se qeverisjes së Enver Hoxhës”, u shpreh Gumeni

  19. Sali Berisha është tërësisht i varur prej tij në këto zgjedhje, duke qenë se ka hyrë në siglën e PL, por edhe pas zërave se ish-kryeministri nuk ka të ardhme, pas sanksioneve ndërkombëtarët, sidomos shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA. Kështu që nisur nga kjo situatë që e favorizon disa, Meta po punon fort në prapaskenë për të dobësuar Berishën dhe fuqizuar veten e tij.

  20. Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka

  21. Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

    Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër.

    Pas përjashtimit nga PD si person “non grata” nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon.

  22. TE PAEMER, NJI PYETJE, PREJARDHJA JUAJ MOS ESHTE NGA INSEKTI, APO NGA SEKTI PRANDAJ DAL NE KONGLUZIONONIN, KOPILE, KODOSHE. ATY QENDRONI, SE NUK NDRYSHONI. PER KOHEN E MOMENTIN INI FELLIQESIRA KRIJUESE NE FAREN E SHEJTANIT. PER KETE GJEJENI SE NGA DO JU VIJE DENIMI, NUK KENI SHPETIM PER ATE QE I BENI KETIJ POPULLIJU O TE FELLIQUR. MINJ GJERIZI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *