• |
ide | kryesore

Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Paparazzi, Slider
Gjykata, Cllevio



Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të problemeve të shumta që personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmetaj ka pasur me personazhe të ndryshme, përfshirë edhe Noizyn. Pavarësisht ndërhyrjes së drejtësisë e miqve të tij, Klevioli, i njohur si Cllevio prej kohësh ka bërë deklarata ofenduese e kërcënuese për Noizyn.

Kështu, një ditë më parë, ai u ndalua nga Policia në aeroportin e Rinasit. Noizy kishte ngritur padi ndaj Cllevios, me pretendimin se e ka kërcënuar me jetë në rrjetet sociale, e përndjek e se i shkakton ankth e frikë.

Gjithsesi, Noizy ka reaguar në mediat sociale përmes një postimi ku tregon se ka vendosur të shkojë ta takojë vetë Cllevion, duke i dhënë paralajmërimin e fundit. Më pas, Noizy thotë se nëse ndodh sërish, nuk do ketë më sqarime për veprimet që do bëjë.

“Kam vendos të shkoj nesër ta takoj K dhe ta paralajmëroj për herë të fundit. Ky është sqarimi im i fundit për këtë gjë, nëse edhe një herë të vetme do më provokojë mos më thoni pastaj pse?”

Noizy ka vendosur të tërheqë kallëzimin, duke theksuar se ky vendim është marrë pas bisedimeve me vëllain e Cllevios.

“Unë s’jam gangster, por ajo është gjëja me e lehtë të bëhet. Prap ndoqa zemrën dhe vendosa mos ta prek më me dore por të merret shteti. Gjithsesi, sërish u bëra pishman, sepse s’dua të përfundojë asnjë person i mbyllur për shkakun tim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *