• |
ide | kryesore

Rrëfimi drithërues/ Mercenari rus: Në Ukrainë kam vrarë edhe fëmijë 5 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fëmijë



“Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin urdhëroi personalisht që ushtarët e tij të qëllonin mbi civilët ukrainas, përfshirë edhe fëmijë”. Këtë rrëfim e kanë bërë dy ish-anëtarë të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Azamat Uldarov dhe Aleksei Savichev, të dy të rekrutuar nga burgjet ruse dhe të falur nga presidenti rus, Vladimir Putin, pasi zgjodhën të marrin pjesë në luftë në Ukrainë.

Savichev tha se gjatë një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës në shkurt, në zonën e Bakhmut, ai dhe disa kolegë të tij u urdhëruan të përgatiteshin për një pritë.

“Ishin disa banorë të qetë vendas që po largoheshin. Kishim marrë një urdhër: Qëlloni këdo 15 vjeç e lart. U goditën 20-25 persona, por përfshirë edhe fëmijë 10-15 vjeç dhe 17 vjeç”, – ka treguar ish-mercenari. Personat që u qëlluan ishin të paarmatosur dhe u vunë në shënjestër për shkak të tatuazheve të tyre, veçanërisht simbolit të batalionit “Azov”.

“Kam përmbushur porosinë me këtë dorë”, – rrëfeu Uldarov. “Kam vrarë disa fëmijë”, – pranoi ai duke thënë se kishte marrë një urdhër “për të eliminuar këdo”.

“Ne shkuam atje dhe i vramë të gjithë: gra, burra, të moshuar, fëmijë, madje edhe fëmijë nën moshën 5 vjeç”, – tha Uldarov. Kur u pyet për civilët e vrarë në Ukrainë në shkurt 2023, Savichev u përgjigj se 15-vjeçarët ukrainas “vështirë mund të quhen civilë” dhe tha se militantët e Wagner do të përballeshin me kërcënime me vdekje nëse do të komunikonin me gazetarët. ©LAPSI.al

https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1647969226211180547?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647969226211180547%7Ctwgr%5E46fdc4479cbc7966aaf2499dec131d6e3bc2beb2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.agenzianova.com%2Fen%2Fnews%2Fthe-confession-of-wagner27s-mercenaries-to-bakhmut-and-soledar-we-also-killed-children%2F



3 Comments

  1. Këtë vrasësin e pashë në Youtube. Vërtet dukej i tronditur por justifikonte çdo gjë me urdhërin e komandantëve.Sdq prapë ngelet një vrasës fëmijësh.Po të ishte se s’donte t’a bënte e shmangte masakrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *