• |
ide | kryesore

Humb jetën në gjumë Souleymane: portieri 19 vjeçar luante me Cissé në skuadrën e refugjatëve

-Instant, Sport
Souleymane



Ëndërronte të përshkonte në gjurmët e Moustapha Cissé. Nga Afrika në Itali e të bëhej futbollist dhe ndoshta t’i jepte familjes së tij një të ardhme më të mirë. Në vend të kësaj, në natën mes së shtunës dhe të dielës, portieri 19-vjeçar, Ndione Souleymane, u gjet i pajetë në shtëpinë e xhaxhait të tij në Milano.

KUSH ISHTE 19 VJEÇARI

Souleymane, me origjinë nga Senegali, ishte zhvendosur në provincën e Leçes kur ishte 16 vjeç. I përfshirë menjëherë në Progetto Rete, një seri turnesh kombëtarë të promovuar nga FIGC, ai ishte vlerësuar si portieri më i mirë. Nivelin e tij djaloshi e tregoi që në ndeshjet e para. Sapo u bë maxhoren, Ndione u bë numri një i skuadrës së Asd Rinascita Refugees, klubi i Kategorisë së Parë që reshton refugjatët politikë. Pikërisht skuadra nga ku e kishte nisur Moustapha Cissé, rreth dy vjet më parë. Në të njëjtën moshë me portierin, Cissé shënoi në Serie A me Atalantën vitin e kaluar dhe tani është i huazuar te Sudtirol në B. Souleymane shpresonte për të njëjtin rrugëtim, e ishte transferuar në Milano rreth një muaj më parë, duke qëndruar te një i afërm.

LAJMI

Ndione është kapur në gjumë nga një infarkt i papritur, sipas asaj që dëshmojnë mjekët. Bluzat e bardha mëngjesin e së dielës arritën, por me vonesë, në shtëpinë ku zemra e të riut pushoi së rrahuri. Ka qenë klubi i tij që ka njoftuar vdekjen e portierit, në kohën kur priste kthimin e 19-vjeçarit në Salento: “Të gjithë jemi të thyer nga dhimbja e një jete shumë të re që përfundoi shumë shpejt. Mirupafshim Souleymane, të qoftë dheu i lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *