• |
ide | kryesore

Kryemadhi kundër Top Channel: Më sulmon për llogari të inceneratorëve

Arkiva, Kryesore, Lajme
monika top channel



Deputetja e Partisë së Lirisë njoftoi sot se ka ngritur padi civile dhe penale ndaj televizionit më të madh në vend, Top Channel, të cilit i kërkon 400 mijë euro me pretendimin se ka shpifur në dëm të saj. Rreth një muaj më parë në lajmet e këtij televizioni u publikuan dokumenta bankare ku pretendohej se gjatë kohës kur ishte kryetare e LSI-së, ajo kishte përfituar para nga burime ruse. Kryeredaktori Altin Kreka shpjegoi në emisionin e Grida Dumës se redaksisë i ishin servirur këto materiale nga një burim anonim përmes platformës “Proton” dhe ata pasi i verifikuan për disa ditë vendosën ti botonin kur u bindër për autenticitetin e tyre.

Lexo me tej:

Kryemadhi padit Top Channel-in, kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim 

“Në këtë mënyrë është e vështirë të gjurmohet se nga dhe si kanë ardhur. Ata që kanë verifikuar dhe kanë gjetur këto të dhëna kanë hapur një adresë e maili në këtë platformë, nga më të sigurtat në ruajtjen e privatësisë të përdoruesve të saj dhe e kanë dërguar. Të dhënat që kanë dërguar, të cilat një pjesë të tyre, mos të themi shumicën ne i kemi publikuar për të ndihmuar transparencën edhe kolegët e tjerë që të kenë mundësinë t’i shikojnë apo të marrin guximin t’i shikojnë këto dokumente dhe të diskutojnë mbi to” sqaroi Kreka.

Menjëherë sapo u bënë publike ish kryetarja e LSI-së i mohoi akuzat madje duke theksuar se faturat ishin të fallcifikuara se banka për të cilën bëhej fjalë kishte falimentuar para kryerjes së veprimeve të pretenduara dhe se datat e tërheqjes së parave ishin përpara ditës së dërgimit të tyre.

E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (faktet) 

Kjo është arsyeja edhe e padisë për shpifje. Por e ftuar në Syri.net të martën pasdite, Monika Kryemadhi shkoi edhe më tej. Ajo theksoi se Top Channel po e sulmonte për hir të bosëve në kërkim të inceneratorëve koncesionet e të cilëve ajo i kishte denoncuar. “Ata po mundohen të ndërtojnë sulme që të çekujlibrojnë dhe fokusuar objektivin. Unë e kam të qartë se me Top Channel shihemi në gjykatë, me inceneratorët shihemi në prokurori…”’ tha ajo.

Në fakt Kryemadhi nuk serviri asnjë fakt konkret se sulmi ndaj saj ishte sponsorizuar nga Klodian Mërtiri, Stela Gugallja apo Klodian Zoto. E vetmja lidhje indirekte që mund të bëhet është se kohët e fundit Top Channel ka hapur fushata kundër atyre që kanë denoncuar këta tre persona, qofshin këta politikanë, prokurorë, apo gazetarë.

Kronikat/ Top Channel si ekran i inceneratorëve 

Pas aktit të Kryemadhit Top Channel reagoi sërish me një kronikë. “Rikujtojmë zonjën Kryemadhi që fjala e lirë u godit një herë këtë vit, dhe meqenëse nuk tregoi as solidaritet në ato momente për median tonë e ftojmë të paktën mos të nxisë në asnjë aspekt revoltë ndaj Top Channel, që në fakt bën vetëm punën e raportimit të lajmit, kurrsesi të shpifjes. Top Channel nuk intimdohet dhe shantazhohet nga asnjë subjekt politik, sepse kjo media është pronësi e shqiptarëve, të cilët prej vitesh i qëndrojnë besnik ekranit tonë” thuhej në kronikë.

©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Top channel legen. Me kte deklaratën paskan ftuar të tërhiqet nga gjyqi Monikën. Uroj qe ti shkojnë gjërave deri në fund si njëra palë dhe tjetra dhe kokat hengshin. Por normalisht si çdo krim dhe monstruzitet në këtë vend do të lihet në harresë sa të tellalli i rradhës…

  2. Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *