• |
ide | kryesore

Kryemadhi padit Top Channel-in, kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shpifje lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku pretendohet se ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kryer biznes me disa oligarkë rusë.

Në fjalën e saj para mediave të pranishme, Kryemadhi, e cila i ka quajtur si të falsifikuara dokumentet e paraqitura si fakte ndaj dhe kërkon minimalisht 400 mijë euro dëmshpërblim.

“Për momentin kam kërkuar 400 mijë euro, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim,”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Fjala e plotë e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në Gjykatën e Tiranës

Monika Kryemadhi: Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel e cila në mënyrë të vazhdueshme ka ushtuar denigrimin, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person public, si deputete, si politikane, si individ. Sot dua të ngre një process komplet tjetër jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë por për të treguar edhe një herë që shoqëria jonë shqiptare ka nevojë që të ndryshojë mentalitetin për të mos qenë më pre e presioneve, intimidimeve apo shantazheve të shoqërive të caktuara të cilat kanë për detyrë të informojnë qytetarët, kanë për detyrë të informojnë opinionin publik, jo ta dezinformojnë, jo ta pasurojnë me dokumeta fiktive, false të manipuluara por të dhënë një mesazh të duhur për të cilën ka nevojë sot shoqëria shqiptare.

Ajo që unë dua të bëj të ditur që nëpërmjet kësaj padie civile dua të rikthejmë dhe të risjellim edhe një herë një mentalitet të ri dhe në fund të fundit edhe për të rikthyer dhe besimin tek drejtësia. Sepse ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë sipas asaj procedure për të cilën ne kemi nevojë. Unë e kuptoj që është pak e vështirë por dua që edhe sot mos të jenë me ata të cilët përdorin paratë publike për të paguar grupe të caktuara mediatike dhe për t’i përdorur ata për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumenta të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat.

Zonja Kryemadhi sa është ky dëmshpërblim?

Monika Kryemadhi: Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.

Pse akuzohet Kryemadhi 

Prej disa javësh, ish-kryetarja e LSI ishte vënë në qendër të sulmeve për bashkëpunim me oligarkë të lidhur me Putin. Media ‘eureporter’ publikoi një artikull me disa transaksione që Kryemadhi kishte marrë para nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan për qëllime marketingu. Shkrimi u fshi nga media por në Shqipëri, Top Channel ka publikuar në dy ditët e fundit të njëjtat dokumente me shpjegimin përkatës të faturave. Kryemadhi reagoi shkurtimisht dhe paralajmëroi televizionin me padi në Gjykatë.



12 Comments

  1. Bravo Kryemadhi jo se kam ndonje simpati per ju por duhet te marre fund gjobevenia nga ana e Top Chanel.

    Nje TV bandite dhe nje nga evazoret me te medhenj fiskal.

    1. Kjo eshte e vetmja politika e ne historine 33 vjecare te Shqiperise qe ka cuar nje ceshtje korrupsioni ne gjykate (Inceratoret).
      Akuzat qe ka bere Top Chanel ndaj Monikes jane 100% te ba bazuara ne asnje fakt, ajo duhet te kerkonte 4M jo 400 mije.

      1. Akuzove?Prit kundër veprimin.Pa fakte prit të demshperblesh.Topi më shumë se nje kanal informimi është kanal disinformimi. Këtë e bën më tepër me të ftuar “opinionistë”që s’janë tjetër veçse mashtrues të paguar.

        1. 4 milion duhej te kerkonte

          Me keto gjoba Topi arriti deri tek Rama duke e kercenuar

          Shume familje ka marre ne qafe kjo hale shoqeri

          Mos bej viktimen kur i vijne pkumbat pastaj

      2. Gjithashtu është e vetmja grua trime që ja futi me këpucë në fytyrë kryeministrit !!!

        …. Mund të ketë qenë e korruptuar? Po. Por ama kjo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë e vetmja opozitë e fort kundra Ram Kokainës, para rikthimit të doktorit.

        Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit.

  2. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.Monaika ka harxhuar 230 mije euro per tu dukur si nje transvetit shiko dhe Insta Story qe i dedikohet ciftit metaj pasurine e tyre dhe krimet qe kane bere

  3. T’a ka qejfi mor i pa emër 15:04 të besosh në ato gomarlliqet e tua.Si patronazhist që je ti beson se dhe kumandari yt Rama fluturon!!!

  4. “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.

    Sipas të dhënave të kësaj blerje, vetëm skena, pajisja e saj, pa transmetimin dhe “aksesorët” e tjerë, ka kushtuar 100 mijë euro. Po nga vijnë paratë që kanë si adrësë shtëpinë e Sali Berishës?Emigranti kurve Xixa cecen te shpellkarit salih metaj

  5. Sali Berisha ka shërbyer për mbi tridhjetë vjet në Banketin Politik Shqiptar janë dëshmi e palëkundur e faktit se kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një individ politik të rremë, gënjeshtar, hipokrit, të pagdhendur, harbut dhe të dëmshëm. Siç e pohoi me krenari para disa ditësh, ai qenkesh bërë qysh pesë vjeç njësh me pushkën si mjet vrasjeje dhe jo me librin si mjet dijeje apo me çiftelinë si mjet hareje, gëzimi dhe nderimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *