• |
ide | kryesore

Tritoli në banesën e Dukës/ Fqinjët: Shteti të na sigurojë jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dukës



Një e moshuar që jeton ngjitur me banesën e Muhamet Dukës, të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë ka treguar tmerrin që kanë përjetuar në momentin e shpërthimit.

Për News 24, ajo shprehet se shpërthimi ka qenë i madh dhe për pasojë ata kanë mbetur të bllokuar për shkak se nuk i hapej dera.

Ajo thotë se bashkëshortit të saj i ka rënë tensioni, ndërkohë që tregon edhe dëmet që ka pësuar banesa e tyre pas shpërthimit. E moshuara kërkon mbrojtje nga shteti. Për fqinjët, shprehet se ka më shumë se 4 vite që nuk i ka parë pasi në banesën e tyre nuk jeton më njeri.

Më tej ajo thotë se ata janë larguar në kohën kur në pallatin e tyre ndodhi një tjetër shpërthim në derën kryesore në katin e parë.

“Ora 3 pa 20 të natës. Dëgjuam një shpërthim të madh. U ngritëm dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë. Erdhi policia dhe ka ndenjur këtu deri në orën 7.

Nuk na hapej dera. Nuk kemi parë asnjë njeri te kjo shtëpia. Kanë katër vite që kanë ikur. Isha bashkë me bashkëshortin, i ra tensioni. Ka shkuar në spital, i është i bllokuar veshi nga shpërthimi i madh. I kërkojmë ndihmë shtetit. Ne jemi dy pensionistë, a mund ta lyem ta biem prapë në vend shtëpinë se bëjë dot.

Ka pasur para 4-5 vitesh. Është shpërthyer dera e pallatit poshtë. 2-3 muaj para se të iknin ata ka ndodhur shpërthimi. Jemi 30 familje këtu. Unë i bëj apel shtetit që të jemi të siguruar. Të mos jesh i siguruar brenda në shtëpinë tënde? Ne jemi pensionistë në hallin tonë. Ne jemi të vrarë, të vdekur”, shprehet e moshuara.



2 Comments

  1. Cili shtet moj nene o aman?
    Keta jane nje me bandat e kokepalareve…
    Te vrasin
    Te bejne copa copa
    Dhe te hedhin ku s’te gjendet shenje as nishan.

  2. Nëne të mbajt e jotja, se është shteti vet që po të vë tritolin te dera….

    Tjetra kujt ja ke dhënë votën ti apo komshinjtë e tu në zgjedhje? Larg qoftë nëse socialistëve……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *