• |
ide | kryesore

Divorci më viral i momentit, gruaja e Hakimi thyen heshtjen

Arkiva, Paparazzi, Slider



Para disa ditësh historia e Achraf Hakimit dhe ish-partneres së tij Hiba Abouk ka pushtuar rrjetin.

Çifti po divorcohen pas 5 vitesh lidhje dhe 3 vitesh nga martesa e tyre. Aktorja bëri kërkesë për divorc nga futbollisti maroken dhe kërkoi gjysmën e pasurisë së lojtarit.

Mirëpo, ajo mësoi nga Gjykata se Hakimi nuk kishte asnjë pasuri në emrin e tij. Futbollisti e kishte kaluar të gjithë pasurinë në emër të nënës së tij. Prandaj, Abouk nuk do të marrë asgjë nga ylli i mbrojtjes, i cili fiton afro 300,000 euro në javë nga klubi i tij aktual.

KLIKO: Historia që pushtoi rrjetin: Bashkëshortja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë, futbollisti ia kishte kaluar të gjitha asetet të ëmës

E mes gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Hiba në mënyrë indirekte ka reaguar në mediat sociale duke thyer edhe heshtjen pasi prej ditësh nuk kishte postuar. Ajo ka shpërndarë një postim ku shkruhej:

“Mos harroni, ju nuk mund të kontrolloni gjithçka në jetë, por ju mund të kontrolloni se si reagoni ndaj saj. Lëreni nevojën për përsosmëri, përqafoni bukurinë e momentit dhe besoni se keni mbështetjen e universit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *