• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Fox News duhet të paguajë 787.5 milionë USD për lajme të rreme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fox News



Kompania mediatike Fox News do t’i paguajë 787.5 milionë dollarë kompanisë “Dominion Voting Systems” të pajisjeve të votimit në SHBA. Kjo e fundit kishte ngritur një padi për shpifje për raportimet e këtij grupi mediatik për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 kur Joe Biden fitoi ndaj Donald Trump.

Çështja përfundoi në gjykatë, por gjyqi nuk arriti të niste pasi që në seancën e parë u njoftua se palët kishin rënë dakord për ta zgjidhur konfliktin me marrëveshje. Akordi duhet që tashmë të marrë edhe miratimin e gjykatësit. Asnjëra nga palët nuk zbuloi kushtet e marrëveshjes përveç shumës që do të paguhet.

Në një konferencë për shtyp jashtë gjykatës, avokati i kompanisë “Dominion”, Justin Nelson tha se më shumë se 787 milionë dollarë, kjo shifër përfaqësonte “shfajësim dhe llogaridhënie”. Shuma është më pak se gjysma e 1.6 miliardë dollarëve që “Dominion” kishte kërkuar në padinë e saj.

“E vërteta ka rëndësi. Gënjeshtrat kanë pasoja. E vërteta nuk njeh të kuqe apo blu. Njerëzit në të gjithë spektrin politik mund edhe të mos pajtohen për çështje ;të caktuara, madje edhe të një rëndësie të madhe. Por që demokracia jonë të durojë edhe 250 vite të tjera dhe me shpresë shumë më gjatë, ne duhet të mbajmë anën e fakteve” – tha avokati.

Në krahun tjetër në një deklaratë, Fox tha se marrëveshja pasqyron “angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta gazetareske. Ne shpresojmë që vendimi ynë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Dominion në mënyrë miqësore, në vend të ashpërsisë së një gjyqi përçarës, i lejon vendit të ecë përpara” – thuhet në deklaratë.

Rupert Murdoch, shefi ekzekutiv 92-vjeçar i Fox, u thirr për të dëshmuar në këtë rast, së bashku me emrat më të njohur si: Tucker Carlson, Sean Hannity, Jeanine Pirro dhe Maria Bartiromo. Padia u pa si një nga përpjekjet më agresive për të bërë përgjegjës Fox News për përhapjen e gënjeshtrës se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar. Për shkak të këtij pretendimi pati kërcënime kundër zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë vendin dhe në fund nxiti sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar. 9 persona humbën jetën.

Ndonëse çështja u zgjidh, Dominion kishte zbuluar një gamë komunikimesh të brendshme të Fox që nxirrnin në pah se si gazetarët dhe të ftuarit e tyre e dinin se pretendimet për zgjedhjet e vjedhura ishin të rreme.

Fox ende përballet me disa beteja ligjore në lidhje me vendimin e saj për të transmetuar pretendime të rreme. Smartmatic, një tjetër kompani e pajisjeve të votimit, e ka paditur kompaninë për 2.7 miliardë dollarë. Abby Grossberg, një ish-punonjëse e Fox-it po e padit gjithashtu kompaninë, duke pretenduar se ajo u detyrua të jepte dëshmi të rreme. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Tju qish robt, edhe nje media qe guxon te jua nxjerre rrenat sheshit leftisteve duan tja mbyllin gojen. Po si ka mundesi qe makinerite/printerat e Dominion ishin regjistruar qe te mos njihnin/pranonin flete votimi sidomos ne zonat prorepublikane sic ishte rasti i kandidates republikane per guvernatore ne Arizona ku ja vodhen zgjedhjet me kete marifet.

    1. Sa i zgjuar qe ke o mbret. Majtistet u a mbyllen gojen Fox- it . Nuk eshte Shqiperia USA o mik. Mos i merr te verteta cdo gje qe thuhet se ndodh si ne kur na ngordhi Dulla qemoti (EH) menduam se u prish bota ( une jo te pakten, une piva gjer i berra tape ate nate.

  2. Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën.Keshtu do vij dita te paguajnedhemediat ne shqiperi per shpifje dhe lajme te rreme si syri i zenit,24 e irfanit te metaj etj tv qe paguhen nga rublat ruse ne dore te ciftit salih metaj

  3. Jo vetëm që Dominion i vodhi zgjedhjet, jo vetëm që “biden” humbi thellë (po thellë ama), por ai nuk është as Biden i vërtetë, thjesht një aktor me maska që i bien nga qafa e fytyra vend e pa vend. 🙂

    Mashtrime gjigande që po mos të ndodhnin në të vërtetë do ishin qesharake. Dhe të gjitha këto me nxitjen dhe bashkpunimin e plotë të agjencive të fshehta të inteligjencës. Shteti i errët vepron në sfond i pashqetësuar. Pastaj njerzit e painformuar thonë “jo Amerika kështu, jo Amerika ashtu”…. Trutë e gomarit ju kanë hedhur.

  4. Me mire se kushdo ne bote, ndoshta edhe me mire se populli amerikan, ne e dime se si
    vidhen, blihen e manipulohen zgjedhjet. Ne te gjithe jemi deshmitare sesi i gjithe arsenali
    shteteror vihet ne funksion te partise ne pushtet per te deformuar vullnetin e zgjedhjeve.
    Fakti qe SHBA njohu fitoren e Rames ne 2021 akoma pa dale rezultati, kur ata ishin
    plotesisht ne dijeni te nje inzhieringu te blerjes masive te votave tregon se edhe ata vete
    e kane aplikuar ne vendin e tyre deformimin e vullnetit te zgjedhjeve natyrisht me tjeter
    teknnologji. Fakti qe Fox ka pranuar pa gjyq eshte je tregues me teper i marreveshjeve te
    nendheshme per ti hedhe hi syve opoinionit publik amerikan. Une nuk besoj se votuesi
    republikan do pranoje pallavra te tilla ne te kundert edhe Amerika do shkoje per lesh sic
    kemi shkuar ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *