• |
ide | kryesore

Finalja e Champions, Stambolli në rrezik: UEFA mund të ndryshojë selinë

-Instant, Sport
UEFA

Milani dhe Real Madrid e kanë marrë tashmë kalimin për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. E ndërsa presin të mësojnë kundërshtarin, planifikojnë të shkojnë deri në finalen e 10 qershorit në stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll. Edhe pse sipas zërave të fundit nga UEFA nuk duket edhe aq e sigurt që sfida do të luhet në stadiumin e qytetit turk…


Siç raporton gazeta autoritare britanike Independent, UEFA në fakt është e shqetësuar për trazirat e mundshme që mund të lindin nga zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në Turqi. Ceferin tashmë ka nisur të studiojë një plan B, në rast të një zhvendosjeje të nevojshme të selisë. Edhe pse për momentin nuk ka dalë zyrtarisht asnjë shqetësim nga organizmi më i lartë kontinental në lidhje me këtë.


Nëse vendi i finales së Champions do të ndryshonte realisht, do të ishte hera e katërt radhazi, një rekord. Stambolli duhet të kishte pritur aktin e fundit të kompeticionit më të mirë evropian që në vitin 2020. Pandemia e Covid e shtyu UEFA-n të organizonte një mini-turne të luajtur plotësisht në Lisbonë. E njëjta gjë edhe në vitin pasardhës, me Turqinë e konsideruar si zonë të kuqe nga qeveria angleze. Kjo në kohën kur dy skuadra të Premier League (Manchester City dhe Chelsea) ishin kualifikuar në finale. E kështu ndeshja u zhvendos në Porto. Vitin e kaluar, ndërkohë, vendi i caktuar ishte Shën Petersburg. Por pushtimi rus i Ukrainës e shtyu Ceferin të zgjidhte opsionin (jo tamam me fat) Paris.

Lexo më tej: Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa po e mendon

Sipas Independent, UEFA ka “mjaft shqetësim” për Stambollin. Ndërkohë skuadrat që garojnë shpresojnë të kualifikohen. Megjithatë, ka gjithmonë kohë për të ndryshuar biletën e avionit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *