• |
ide | kryesore

Policia indentifikon makinën dhe veshjen e autorëve të vrasjes në Shëngjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia është vënë në gjurmët e autorëve të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se policia ka identifikuar makinën e autorëve, një Range Rover me targa angleze me ngjyrë të zezë. Gjithashtu kanë identifikuar veshjen e autorëve. Ai që ka qëlluar ka qenë i veshur me uniformë shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.

Lexo më tej: Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij/ Pamjet 

Këto të dhëna i janë dhënë postoblloqeve të ngritura nga policia për kapjen e autorëve.

Biznesmeni Nikulaj, ish-kandidat për deputet i PSD-së në zgjedhjet e vitit 2021, u vra rreth një orë më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *