• |
ide | kryesore

Paradoksi/ Vijnë më shumë turistë, por hotelet kanë më pak punë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse numri i shtetasve të huaj që vijnë në vend është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, teksa vendi e mori veten nga pandemia dhe Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, gjatë muajve të fundit ata kanë qëndruar më pak në vend dhe hotelet raportojnë që kanë pasur një ulje të normës neto të shfrytëzimit të dhomave.

Të dhënat e INSTAT të hyrjes së shtetasve të huaj dhe ato të netë qëndrimeve nga jo rezidentët tregojnë një diferencë të lartë në drejtime të kundërta, sidomos gjatë muajve të fundit.

Psh, në janar 2023 INSTAT raportoi një rritje rekord të hyrjes së të huajve, duke arritur në 377 mijë, me një zgjerim prej 94% në krahasim me muajin e parë të vitit 2022. Në botimin e strukturave akomoduese të janarit, po sipas INSTAT, numri i vizitorëve jo rezidentë u rrit ndjeshëm me 68%.

Por, në kontrast me këtë bum të të huajve, strukturat akomoduese në vend nuk kanë pasur shumë punë.

Sipas INSTAT, numri i numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me vetëm 7,8 .%. Edhe treguesi tjetër, ai i normës neto të shfrytëzimit të dhoma është në rënie, nga 8.9% në janar 2022, në 8.6% në janar 2023.

Tendencën e raportuar nga të dhënat e strukturave akomoduese dhe normën e shfrytëzimit të dhomave e kanë konfirmuar dhe operatorët më të mëdhenj turistikë.

Ky dimër, sipas Fatos Çerenishtit, administrator i FAFA Group, një prej strukturave akomoduese më të mëdha në vend, ka pasur rënie të turistëve në struktura. Ndikimin kryesor, sipas tij, e ka dhënë ulja e vizitorëve nga Kosova. Arsyet pse ka ndodhur kjo, sipas tij, lidhen me kushtet më të vështira ekonomike që solli kriza por edhe me situatën e përgjithshme politike. Ai vëren se edhe net-qëndrimet janë shkurtuar. “Dimri ka pasur turistë, por nga ajo që konstatoj ka rënie me 20-30% në raport me vitet e tjera”, ka pohuar ai.

Në vitin 2022, të dhënat tregojnë se gjysma e parë e vitit ishte shumë pozitive, ku të gjithë treguesit ishin me rritje, si hyrjet e shtetasve të huaj, ashtu dhe netëqëndrimet dhe norma e shfrytëzimit të dhomave (shiko tre grafikët në fund).

Në gusht, që është dhe kulmi i sezonit, ndonëse hyrjet e shtetasve të huaj ishin në rritje (+11.2%), numri i netëqëndrimeve erdhi në rënie (-4.2).

Gushti ishte periudha kur në vend u hap debati për plazhet e boshatisura dhe për zënien e strukturave akomoduese, ku përveç Durrësit që kishte shfrytëzim të lartë të kapaciteteve deri në 90%, operatorët e tjerë, në jug e në Shëngjin, e raportonin këtë tregues në rreth 70%.

Pas një gjallërimi në shtator e tetor, nëntori dhe dhjetori ishin muaj negativë për hotelet sa i përket netëqëndrimit të turistëve dhe shfrytëzimit të dhomave. Psh, në nëntor, norma e shfrytëzimit to dhomave ishte 9.7%, nga 10.7% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u regjistruan 2.4 milionë netë qëndrime të shtetasve jo rezidentë. 95% e netëqëndrimeve të shtetasve të huaj janë nëpër hotele, 4.36% janë në struktura “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra”, (megjithëse informaliteti në këtë të fundit është shumë i lartë, shënim i Monitor).

Vitet e fundit vendi është bërë tërheqës dhe për qëndrimin me kampingje. Në 2022, numri i tyre u trefishua, duke u vlerësuar në gati 25 mijë netë qëndrime, ndonëse si peshë mbetet e ulët, në vetëm 1% të totalit./ Monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT



5 Comments

  1. Shifrat zyrtare për numrin e turistëve në Shqipëri, si në shumë fusha të tjera, janë të rreme.
    Ndërsa ka emigruar 1/3 e popullsise së vendit dhe shumica kanë lejet e qëndrimit në BE apo kane marrë shtetësinë në vende të ndryshme, të gjithë regjistrohen në pikat kufitare si “turistë “.

    Turistët me shumicë janë shqiptarë që vijnë në shtëpitë e tyre, ata të Kosovës e Maqedonisë që kanë blerë apartamente ose kanë familjarë në Shqipëri, të tjerë nga minoriteti grek që vijnë në fshatrat e tyre, ku mirëmbajnë e ndërtojnë shtëpitë, etj.

    Ky realitet bën që hotelet dhe klientët e tyre nuk pasqyrojnë “turizmin me miliona” që rrefen si përrallë Rama apo Veliaj…

    Por mund të mburremi me “parti politike turistike”, sepse jemi bërë vendi me 95 parti politike, nga mbi 130 që ka regjistruar Gjykata, të cilave nuk u gjendet adresa.

    Kjo nuk është për humor, por deklarim i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    Gjithsesi, une e gjeta një parti të tillë , ajo e bashkëshortit të Rozetes së parave në oxhak, i cili në zgjedhjet e fundit ka qene aleat i PS….

    Shqipëria është bërë model i një sistemi të deformuar skajshëm, vetëm për të mbajtur pushtetin…

  2. Shifrat e rilindasve jane bere si shifrat e baballareve te tyre te partise se punes, qe shnderinin nga viti ne vit, nderkohe qe populli s’kishte buke. Nese regjistron si turist cdo individ qe hyn e del, shifrat rriten sepse rritet levizja e njerezve. Por a jane ata vertete turiste? Sa para i japin ekonomise? Po ti hysh lapsit dalin rru e qeth rilindasit pasi shqiptaret harxhojne me shume per turizem jashte sesa fitojne brenda

  3. Keshtu eshte kur kurvat rilindase fusin te “turistet” edhe emigrantet qe hyjne e dalin ne vend te vet e qe kane ende nje strehe ku fusin koken…..

  4. Quhet Airbnb. Disa komshinj te mite ne Durres i japin apartamentet si hotele per te huaj. As taksa asgje. Llogarit qe disa kan nga 50 apartamente. As taksa as gje.

    1. Fakti qe kane 50 apartamente do methene qe paguajne taksen e prones..Prandaj nuk eshte se nuk paguajne taksa. Me aq apartemente paguhet i qerre me leke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *