• |
ide | kryesore

Dështon për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inceneratorin



Ka dështuar për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se shkak është mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës.

Në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në fakt nuk është i akuzuar vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por edhe për inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, nën hetim është ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.



2 Comments

  1. Meqe kjo esht eceshtje shume e ndjeshme per publikun, por ne vecanti per organet e drejtesise do te ishte ne te mire te publikut, por edhe me gjere te dihet cili eshte avokati i Klodian Zotos dhe i asaj bundres tjeter, ose avokati qe perfaqeson ne cilen zyre avokatie apo studio ligjore ben pjese….. pasi kam pershtypjen qe duhet te jete nje nga emrat qe ka mbrojtur edhe publikisht ceshtjen e inceneratorit te elbasanit. Kerkojeni dhe gjejeni e bejeni publike pasi nese do te jete nje nga ata emra qe dyshohet se “eshte” do degjoni histori shume te bukura per avokatin ose studion e avokateve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *