• |
ide | kryesore

E dënuan për abuzim me të miturit, por u gabuan: Sigurdsson shfajësohet pas dy vjetësh, kërkon 6 milionë

-Instant, Sport
sigurdsson



Në vitin 2021 një skandal i madh tronditi Premier League dhe Everton në veçanti. Gylfi Sigurdsson, mesfushori islandez i Toffees, u akuzua për dhunë seksuale ndaj të miturve. Lojtari u largua menjëherë nga klubi dhe në përgjithësi nga bota e futbollit. Dy vjet më vonë, sistemi britanik i drejtësisë e liroi 33-vjeçarin nga të gjitha akuzat, duke e shpallur plotësisht të pafajshëm. Por jeta e tij profesionale dhe private tashmë është shkatërruar përfundimisht. Aq sa tashmë ish-lojtari ka kërkuar një dëmshpërblim spektakolar.

8 herë lojtari më i mirë i Islandës, Sigurdsson ishte lideri i kombëtares dhe i Everton, me të cilin kishte shënuar 31 gola në 156 paraqitje. Por edhe te Hoffenheim, Tottenham dhe Sëansea mesfushori ofensiv kishte lënë gjurmë me lojërat e tij dhe qëndrueshmërinë e performancës. Më pas erdhi akuza famëkeqe për dhunë seksuale ndaj një të mituri që e hodhi në humnerë. I braktisur nga të gjithë, përfshirë gruan e tij, i shkarkuar edhe nga sponsorët, islandezi u përjashtua nga skuadra e Everton dhe u zhduk nga bota e futbollit. Një jetë futbollistike dhe private e komprometuar përfundimisht, deri në vendimin që e shfajëson nga çdo krim. Për Sigurdsson, është shumë vonë.

KËRKESA PËR DËMSHPËRBLIM

Drejtësisë britanike i është dashur shumë kohë për të arritur në një vendim dhe Sigurdsson dhe avokatët e tij tani kërkojnë kompensim financiar: “Është e qartë se trajtimi i çështjes në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjatur shumë në këto rrethana. Kjo i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme Gylfit dhe familjes së tij”, tha avokati i tij Robert Spano. Skuadra që ndjek lojtarin e ka vlerësuar kompensimin në gjashtë milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *