• |
ide | kryesore

Lubonja: Shqiptarët të rraskapitur me Ramën, vendit i duhet ristartim demokratik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Lubonja e konsideroi situatën si “të rëndë”, ndërsa tha se shqiptarët janë të rraskapitur me Ramën”, aq sa “nuk kanë shpresë as për të reaguar”. Sipas tij Shqipëria kërkon “ristartim” të plotë demokratik për shkak të përçarjes së krijuar nga kryeministri te opozita dhe kontrolli i institucioneve të ndryshme dhe pushteteve në vend.

“Situata është e rëndë. Këta i janë vënë Berishës që nuk frymëzon. Berisha sado i keq që mund të ketë qenë, nuk ka pasur kurrë një hije aq të keqe sa e kishte pas ’97-ës. Megjithatë pas 8 vitesh korrupsion Nano-Meta-Rama, etj, Berisha fitoi dhe këta thoshin ky i tmerrshmi, dhe shqiptarët votuan për të sepse u lodhën me korrupsionin.

Shqiptarët janë jo të lodhur me Ramën, por të rraskapitur dhe të ikur, sa nuk kanë asnjë shpresë për të reaguar. Teza e këtyre që duan Ramën është se Berisha dhe Meta janë në opozitë, prandaj nuk shkon populli. Teza ime është se pasi të heqin dhe këta të dy nga skena politike, këta të tjerët do asgjësohen fare sepse kemi kaluar në regjim.

Nuk fiton dot zgjedhje në një vend ku në fund shkon te gjykata të kërkosh të drejtën, e cila dihet çfarë vendimi do japë. Tani duan të përçajnë edhe opozitarët që pse po bëhen me Metën dhe të heqin ca vota. Kur ti ke në kontroll të gjitha këto dhe pretendon se bën zgjedhje të lira, kjo është të bëjmë sikur. Teza ime është bashkim i gjithë opozitës për të vendosur rregullat e lojës, jo me këtë kastë. Shqipëria kërkon një ristartim demokratik. Përçarja që ka bërë ky dhe që ka mbetur, është një gjë që kërkon që shqiptarët të reflektojnë akoma.

Shqiptarëve u duhet thënë që duhet punë dhe djersë për t’u liruar nga ky regjim. Jam pesimist për zgjedhjet. Po të fitonin këta, mua më bie gjithë teoria, por do dilja dhe do thosha kam qenë një gomar i madh dhe do kërkoja ndjesë. Do i kërkoja ndjesë Ramës të parit që e kam quajtur autokrat”, – tha ai.



9 Comments

  1. Shqipetareve i duhet nje e ardhme pa ju te gjithe qe jeni fantazmat e te kaluares..Ik o Lubonja se edhe ti nga Komunistet vjen bbai i yt ishte sekretar partie deri ne 1972 ne pozicione te larta. e ku e gjete demokracine ti , apo se te persekutuan ata per te cilet kishe punuar, komunistet..

  2. Urime Fatos!
    Që në filozofinë antike është artikuluar shprehja; “Njih vetveten, asgjë më shumë.” Më në fund harrite t’a kuptosh se ti je një gomar, asgjë më shumë.

  3. DVISK GOMERESH VENE NE DISKUTIM BIOGRAFINE, E NUK NA THONE PER PERMBAJTJEN E SHKRIMIT TE AUTORIT. PO U PYESIM JU QE JEPNI MENDIME TJETWRSUESE, A ESHTE RAMA DIKTATOR SOT, A I KA PUSHTUAR TE TERA INSTITUCIONET, A ESHTE HAJDUT MORAL E KAPITAL, A BASHKEPUNON ME KRIMI N, DHE NE KETE PELLG TE QWVWRISE SA TE NDERSHEM POLITIK KA NGA ISHET KODOSHE QE VEGJETOJNE E DISKRETITOJNE ATE RREGULL QE THOTE Z, LUBONJA. ANDAJ SOT TE FITOSH ME RREGULLAT E DREJTESISE QE KERKON DEMOKRACIA. ME KETE PUSHTET MONIST TE PERKEDHELUR PER BEMAT E DERI SOTME, SHPRESAT JANE TE PAKTA ME FITUAR DREJTESIA MBI KETE RREGJIM. ANDAJ THIRRJA LUBONJES MENDOJ ESHTE KOHERENTE, BASHKIMI I TE GJITHE OPOZITAREVE PER TA PERMBYSUR KUCEDREN MONISTE MODERNE.

    1. Ke harruar caps lock hapur, ke harruar te nderrosh shkronjat, ke harruar shenjat e pikesimit (edhe ato qe ke perdorur i ke gabim) etj etj..me pak fjale beje mire te mos shkruaje, injorant!

  4. Ka filluar dhe ky e flet ne emer te popullit.
    Populli do flas ne 14 maj. Ateher do shikoni. Se ke do me shume populli.

  5. NESE KERKO TESHTYPET E ROBETOHET, TE VIDHET, COPETOHET E TE MRE ME SHUME RRUGE PA FUND, LE TIA JAPIN VOTEN, POR ATE VOTE KY PUSHTET ME FUQINE E MONO PUSHTETIT ABSOLUT, POPULLI HEDH VOTEN, QEVERIA BEN ZGJEDHJEN SIPAS OREKSIT. VETEM DREJTESI NE VOTIME ME KETE PUSHTET, SE TE JENE HIJENAT NUK KA DREJTESI E DEMOKRACI. ANDAJ MOS NA TREGONI POPULLIN. POR STILIN E MENYREN E PUSHTETIT QE UA THOTE Z LUBONJA. JEPINI P ERGJIGJE, INI APO NUK JENI NE ATO POZITA QE UA NUMURO ZOTERIA.

  6. hum ham hum ham.aktiviste,patronazhiste,sufllaqexhinj,barkthare,kokpalare,hajdute,budallenj,bijte e selfo qorrit,budallenj………Bashkohuni!!!!!!! psikopati,pasardhesi i Dulles e nipi i felliqesires koleka ka nevoje per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *