• |
ide | kryesore

Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen provizorisht 15 pikët në renditje

-Instant, F1, Sport
Juventus



Kolegji i Garancisë në Coni pranoi ankimimin e Juventus kundër dënimit me 15 pikë penalitet për çështjen e fitimeve kapitale. Megjithatë, rikthimi është provizor, sepse procedurat i janë referuar drejtësisë së Federatës së Futbollit, veçanërisht Gjykatës Federale të Apelit, për një vlerësim të ri. U pranua edhe ankimimi i Pavel Nedved, Paolo Garimberti dhe Enrico Vellano, qëndrime këto që u bënë thelbësore sipas Kolegjit për ripërcaktimin e sanksionit nga drejtësia e FIGC. Ndërkohë, ankimiet e Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini u refuzuan.

Lexo më tej: Juventus, zona Champions bëhet një mirazh: Allegri shpreson te Coni e Europa League

ÇFARË NDODH TANI…

Bardhezinjtë rifitojnë kështu pikët që u kishte hequr dënimi i Gjykatës së Apelit. Juventus ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 59 pikë, në pritje të një prononcimi të ri nga gjyqtarët. Vendimi i ri, sidoqoftë, duhet të bëhet në fund të majit. Ndërkohë priten edhe motivimet e Kolegjit të Garancisë. Për këtë janë 30 ditë kohë në dispozicion, por publikimi i tyre mund të bëhet edhe pas dy javësh. Vendimi i ri mund të kundërshtohet nga ana e Juventus. Një lëvizje e tillë ka rrezikun që vendimi përfundimtar për këtë çështje të arrijë pas përfundimit të kampionatit (dita e fundit është në kalendar më 4 qershor).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *