• |
ide | kryesore

Projekti i Angelina Jolie dhe Halle Berry

Paparazzi, Slider



Të martën, Deadline raportoi se Angelina Jolie dhe Halle Berry do luajnë së bashku në një film të ardhshëm aksion të titulluar Maude v Maude. Warner Bros e bleu projektin pasi fitoi një luftë ofertash për filmin gjatë fundjavës.

Gazeta raportoi se projekti është përshkruar si një thriller aksion i tipit “James Bond”. Edhe pse aktoret kanë luajtur që nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990, ato nuk kanë punuar kurrë së bashku. Jolie dhe Berry do të punojnë secila si producente në film përveç roleve të tyre kryesore, raportoi Deadline. Dyshja filluan të bënin plane që në janar të vitit 2022 për të prodhuar  një sërë filmash me gra në rolet kryesore në ekran dhe prapa kamerës, sipas medias.

Berry u shfaq për herë të fundit në debutimin e saj regjisorial Bruised (2020) dhe në Moonfall (2022); Angelina së fundmi luajti si një zjarrfikëse në filmin aksion Those Who Wish Me Dead (2021), si dhe Thena në Eternals të Marvel Studios. Ajo gjithashtu do të luajë në  një film të ri të titulluar “Pa gjak” me Salma Hayek si dhe  po përgatitet  të luajë këngëtaren operistike Maria Callas në filmin e ardhshëm të regjisorit Pablo Larraín, Maria./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *