• |
ide | kryesore

VIDEO/ Raketa e re e Elon Musk shpërthen që në testin e parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
musk



Raketa e re e madhe e kompanisë SpaceX të Elon Musk, Starship, ka shpërthyer që në fluturimin e saj të parë. Askush nuk u lëndua në testin pa ekuipazh që u krye në bregun lindor të Teksasit të enjten në mëngjes me orën lokale. Pas dy deri në tre minuta në fluturim, raketa – më e madhja e zhvilluar ndonjëherë – filloi të dilte jashtë kontrollit dhe më pas u shkatërrua. Musk ka thënë se kompania e tij do të provojë përsëri pas disa muajsh.

Megjithatë inxhinierët e SpaceX e vlerësojnë misionin e së enjtes si një sukses. Ata thonë se pëlqejnë të “testojnë herët dhe shpesh” dhe nuk kanë frikë “të thyejnë gjërat”. Ata thonë se kanë mbledhur një masë të dhënash për të punuar mbi fluturimin e ardhshëm. Një Starship i dytë është pothuajse gati për të kryer fluturimin.

“Urime ekipi i @SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship! Mësuam shumë për lançimin e ardhshëm test brenda disa muajsh,” – shkroi Musk në Tëitter. Administrata Federale e Aviacionit, e cila licencon lëshimet e raketave në SHBA, tha se do të mbikëqyrte një hetim. Një zëdhënës tha se kjo ishte praktikë standarde kur një raketë shpërthen gjatë fluturimit.

Sipërmarrësi ishte përpjekur t’i ulte pritshmëritë që përpara nisjes. “Vetëm ngritja e mjetit nga toka dhe mosshkatërrimi i infrastrukturës së platformës së nisjes do të konsiderohej “një fitore”, tha Musk që më herët. Dhe mesa duket dëshira e tij u plotësua. Ishte e qartë brenda një minute apo më shumë se jo gjithçka po shkonte sic ishte planifikuar.

Teksa raketa po ngjitej gjithnjë e më lart, mund të shihej se 6 nga 33 motorët e mjetit ishin fikur ose ishin djegur. Dhe 3 minuta pas fluturimit, ishte shumë e qartë se fundi ishte afër. Kur dy gjysmat e mjetit duhej të ishin ndarë, në fakt ato ishin ende të lidhura dhe duke u larguar nga kursi. 4 minuta nga nisja Starship po humbte lartësinë, një shpërthim i madh ndodhi në qiellin blu, mesa duket i komanduar nga toka në tokë duke shënuar fundin e testimit.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe ne mësuam shumë sot rreth këtyre mjeteve dhe sistemeve tokësore që do të na ndihmojnë të përmirësohemi në fluturimet e ardhshme të Starship,” – tha SpaceX në një deklaratë. Starship mund të mos e ketë shkatërruar platformën e saj të nisjes, por fotografitë e mëvonshme treguan se nisja kishte shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në sipërfaqen e betonit. Nuk kishte asnjë pritshmëri që anija do të rikthehej. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. te dhjefsha titullin…gjithe artikujt nga DailyMail i merr…te gjithe mendonin se nuk do ngrihej dot por raketa jo qe u ngrit por beri dhe rrotullamen per shkeputjen e dyte…nejse jeni thjesht druvara qe as nuk dini te perktheni lene me e kuptu…

    1. Kam pershtypjen qe pak druvar je dhe ti qe pretendon qe kto gazetarucat tia kene sadopak idene nga rraketat, aq me teper per stadet e saj.
      Qe te perkthesh sakte duhet qe te pakten tia kesh idene se per cfar behet fjale. Nuk jane vetem kto gazetaret tone, e njejta gje ndodh edhe ne bote kur vjen puna per teknollogji dhe shkence, 90% e gazetareve nuk ia kane fare idene e atyre qe shkruajne.

  2. Nuk e di se si mund te mos emocionohesh kur shikon arritje te tilla te njerezimit. Cfare humbesi duhet te jesh te mos vleresosh aspak punen e ca pak njerezve te jashtezakonshem, qe holle holle jane te vetmit qe e cojne boten perpara, dhe te shkruash artikuj te ketij lloji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *