• |
ide | kryesore

Vrasja e Nikulajt/ Kamerat fiskuan autorin deri në Gjadër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja



Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, ditën e djeshme në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin.

Mësohet se autori, është kapur nga kamerat deri në fshatin Gjadër dhe më pas ai ka humbur gjurmët, zbuloi tv faxnews. Besohet se autori, ende ka ardhur nga Shkodra. Sakaq janë shoqëruar në polici 20 persona, ku janë marrë deklarimet e tyre.

Grupi hetimor po kryen kqyrjen e tefonave te viktimës.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e gjakmarrjes. Po ashtu policia ka bërë kontrolle edhe në disa banesa, të fisit me të cilin Nikulaj ishin në hasmëri.

Megjithatë ende nuk ka person të arrestuar për krimin e rënë që tronditit dje Shengjinin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *