• |
ide | kryesore

Berisha: Yuri Kim i kërkoi SPAK-ut arrestimin tim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
LAPSI Yuri Kim Sali Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova.

“Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja Guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata,”– tha Berisha.

Berisha analizoi edhe komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë. Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo forcë politike që fiton zgjedhjet” – tha Berisha. Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. MALI sa me i larte te jete , aq me shume mbi te vershellejne ereat e stuhite, aq me shume
    mbi te bien rrufete e shkrepetimat, aq me shume mundohen ta bejne pis zvarraniket e
    guaket e mocaleve, por MALI eshte aty , stoik, madheshtor me koken siper reve.

    1. ne fakt me kujtohet fraza qe thote ELI WALLACH tek The Good, the Bad and the Ugly..por nuk eshte ky rasti sepse nuk ka mal ketu por loje politike me kriminele!

  2. Mendoj se SPAK duhe te kishte kerkuar faktet per te cilat eshte bere Berisha “non grata” sepse krimet i ka bere ne Shqiperi, dhe eventualish te hapte gjyq, duke e denuar apo jo Berishen . Tani perdridhen te gjithe e flasin pallavra

  3. Mbajeni ne Arkiv kete:
    Procesi gjyqesor do jete i gjate. Non-grata do paraqitet me bastun ne seancat gjyqesore. Avokati I tij do kerkoje te falet per arsye moshe, po ligji eshte i Drejte dhe i ashper njekohesisht. Nje tufë kokpalaresh, ndjekës besnike të non gratës do mblidhen para gjykates per te protestuar, po ata si pjerdh njeri.
    Arrestimi dhe procedimi i non-gratës sipas ligjit do shenjoje fundin e tranzicionit dhe fillimin e shtetit ligjor.

    God Bless America!

    1. Kryeplakar , mendoj se kokepalaret qe kerkon ti te opozita ndodhen zakonishte aty ku eshte pushteti pasi shkojn si mizat pas mu…it.
      Sa per fajin e ka Saliu ju ka dal boja keni 10 vjet me te njejtin avaz dhe deri tani i keni rrujt krahun dhe kete rruge do ta vazhdoni gjate.

      1. I paemër09:40, ja pra qe e gjete dhe ti vehten te ata kokpalaret besnike qe permenda me siper. U identifikove me kokpalaret pa ta kerkuar njeri.
        Une zoterote e mbeshtes popullin qe kerkon ndryshim dhe konceptin opozitar qe i kundervihet pushtetit sepse ky eshte thelbi i demokracise.
        Po qe te mbrosh nje njeri qe eshte i damkosur per korrupsion familjarish duhet te jesh qen i rrahur dhe besnik.

  4. O Sale..po tja vlente kjo kembshtrrembura lekurverdhe TI do i kishe rras nje Kar Malsori dhe bushtrra do kish pushuar se lehuri me kohe, po ja qe nuk ja vlente kshu qe kinezes i erdhi ngordhja para teje.

  5. Berisha eshte nje kufome politike, te meresh me nje kufome eshte mekat. Lereni kete kufome politike te ata qe besojne ne fantazma!

    1. Vërtet kufomë është o Astrit ke të drejtë por ç’e do është për ju Patronazhistët.E patë kufomën se për gati dy vjet e ringriti PD.Me gjithë kundërvënien marksiste të ambasadores ai i tregoi asaj dhe gjithë marksistëve majtistë Sorrosianë se këtu jam dhe i gjallë.Diktaturen Edviniane do t’a luftoj demokracinë e pluralizmin do mbroj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *