• |
ide | kryesore

Elizabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e Anglisë, do të mbushte sot 97 vjeç

-Instant, Paparazzi, Slider
Elizabeth II



Vetëm një vit më parë ajo festoi 70 vitet e mbretërimit. Më saktë 70 vjet e 214 ditë. Megjithatë, ky 21 prill është hera e parë që nuk festohet ditëlindja e saj. Mbretëresha Elizabeth II, sovranja më jetëgjatë e Britanisë, do të mbushte sot 97 vjeç. Dhe kështu, në këto ditë plot tension në të cilat Pallati Buckingham po përgatitet për Kurorëzimin e Mbretit Charles (i planifikuar për 6 majin e ardhshëm në Kishën Abbey në Westminster), familja mbretërore dhe të tjerët, kujtojnë vitet e shumta në fronin e Elizabeth II, duke filluar pikërisht nga ai 6 shkurt 1952 në të cilin, pak më shumë se një e rritur, ajo hipi në fron.

Në një intervistë të vjetër me “Variety”, Dukesha e Sussex Meghan Markle e përkufizoi Mbretëreshën si “shembullin më të shkëlqyer të lidershipit femëror”. Një shembull i forcës dhe guximit që sot do të dukej ende si sovranja më e dashur midis mbretërve. Në fakt, dashuria për mbretëreshën që hipi në fron vetëm në moshën 25-vjeçare në vitin 1953 nuk duket se ka rënë. Sidomos sot që, gati tetë muaj pas vdekjes së saj bota dhe rrjetet sociale e kujtojnë me dashuri dhe admirim, përmes disa prej fotove më të mira që kanë shënuar histori, të cilat orët e fundit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *